Cryo-Save logo CryoSave

Çfarë na ka rezervuar e Ardhmja

Përdorimi i gjakut të kordonit kërthizor është rritur në mënyrë të veçantë mes pacientëve fëmijë që prej vitit 1999. Gjysma e transplanteve tek fëmijët në 2011 përdorën qeliza staminale prej gjakut të kordonit kërthizor:

MENDIMI I EKSPERTIT

Përtej aplikimeve aktuale të aprovuara të transplanteve të gjakut të kordonit, shumë prova klinike janë duke u kryer për të përmirësuar rezultatet dhe për të zhvilluar aplikime të reja.

Provat klinike analizojnë trajtime të reja mjekësore për sa i takon sigurisë së tyre, efektshmërisë si dhe për efekte të kundërta të mundshme tek njerëzit. Uebsiti Clinical Trials është një regjistër i cili përmban pjesën më të madhe të provave klinike që po zhvillohen aktualisht, të drejtuara në sistemin publik a privat. Ai, liston mbi 4,000 prova klinike të cilat përfshijnë qelizat staminale me numrin e provave që përdorin gjakun e korodnit kërthizor i cili është rritur në mbi 2008 Kjo i atribuohet faktit se gjithnjë e më shumë njerëz po bëhen të ndërgjegjshëm dhe kuptojnë rëndësinë e këtyre qelizave.

Dr. Marcin Jurga

Dr. Marcin Jurga, Menaxher i Kërkimit&Zhvillimit në laboratorin pararojë të CryoSave në Niel, Belgjikë, thotë:

“Përveçse për terapitë aktuale të cilat përdorin qeliza staminale hematopoietike prej gjakut të kordonit, ka një numër në rritje të provave klinike të cilët përdorin qelizat staminale mezenchymale për trajtimin e sëmundjeve jo-hematopoietike, të tilla si aplikimet ortopedike, sëmundja graft-versus-host, sëmundjet e zemrës, sëmundjet e mëlçisë, diabeti, neurologjia e shumë të tjera. Këto qeliza janë të përdorura gjithashtu në aplikimet e inxhinierimit të indeve ku ndërtohen organe artificiale në laborator për të zëvendësuar pas transplantimit të tyre indet e dëmtuara. Rezultatet e këtyre provave klinike dhe kërkimeve paraklinike do të mundësojnë terapi më të efektshme me qelizat staminale në të ardhmen.”

Prof. Dr. Daniel Surbek

Prof.Dr. Daniel Surbek, Departmenti i Obstetrikës dhe Gjinekologjisë, Inselspital Bernë, Zvicër:

“Fakte prej studimeve të fundit tregojnë se transplantet e qelizave staminale prej gjakut të kordonit mund të përdoren si trajtim për dëmtime të rënda perinatale të trurit të shkaktuara prej lindjeve të parakohshme ose prej asfiksisë gjatë lindjes. Qelizat staminale të transplantuara mund të rigjenerojnë indin nervor të dëmtuar dhe funksionin e sistemit nervor qendror. Aktualisht janë duke u zhvilluar një sërë provash klinike në fëmijët e prekur nga paraliza cerebrale.”

Dr. Csaba Papp

Dr. Csaba Papp, profesor i asociuar, mjek gjenetist, Universiteti Semmelëeis, Budapest, Hungari:

“Sëbashku me gjakun e kordonit kërthizor, ruajtja e indit të kordonit nuk është vetëm një mundësi për të përftuar qeliza staminale mezenchymale por edhe për të fituar qeliza të tjera të cilat janë të rëndësishme për terapitë me qeliza staminale të së ardhmes.”

8Kërkoni për Studime termi i kërkimit “stem cells”. ClinicalTrials.gov. Web. 28 Shtator. 2012.