Cryo-Save logo CryoSave

Përse t'i depozitoni qelizat staminale?

Ruajtja e qelizave staminale prej indit të kordonit dhe gjakut të kordonit të një foshnje është gjithnjë në rritje në mes familjeve.

Video e CryoSave Shih Videon!

ARSYET PSE DUHEN RUAJTUR QELIZAT STAMINALE TË FOSHNJËS SUAJ

Ruajtja e qelizave staminale prej indit të kordonit dhe gjakut të kordonit të një foshnje është gjithnjë në rritje në mes familjeve. Ne, në CryoSave, ofrojmë depozitimin familjar për arësyet që vijojnë:

  • Qelizat staminale të mbledhura në momentin e lindjes janë konsideruar si “më të reja” dhe si qeliza staminale me cilësi më të mirë se sa ato të mbledhura prej trupit më vonë gjatë jetës.Qelizat staminale prej gjakut të kordonit ofrojnë një burim premtues qelizash dhe potencialisht më superior rinues.
  • Përputhshmëria autologe është e garantuar.
  • Motrat e vëllezërit mund të përfitojnë prej të njëjtës mostër: ata kanë shanse një në katër raste për të qenë të përputhshëm perfekt, dhe, edhe më tepër shanse në rast se merren në konsideratë transplantimet që përdorin dhurues pjesërisht të përputhshëm.
  • Pas depozitimit në bankë të gjakut të kordonit, mostra është e disponueshme menjëherë.
  • Mostra mbetet pronë e fëmijës nën kujdestarinë e prindërve.
  • Gjaku i kordonit kërthizor është një burim i gjithëpranuar i qelizave staminale i cili tashmë është përdorur për të trajtuar kryesisht të gjitha sëmundjet malinje dhe jomalinje të cilat mund të trajtohen me anë të transplantimit të palcës kockore(PK).4
  • Qelizat staminale mezenchymale të gjendura në indin e kordonit janë premtuese në fushën e terapisë qelizore dhe rigjenerimin e indeve.5

Qelizat staminale janë tepër të çmuara për t’u flakur tej.

Në ditët tona, sipas një vlerësimi 90% deri 95% e gjakut të kordonit flaket tutje pas lindjes. CryoSave është e bindur se ruajtja e gjakut të kordonit është diçka thelbësore dhe se indi i kordonit duhet ruajtur gjithashtu, qoftë pranë një banke të gjakut të kordonitprivate ose të bëhet e disponueshme për përdorim publik ose kërkime shkencore. Ne kemi besimin e vendosur se këto qeliza staminale të rëndësishme nuk duhet të flaken tej.