Cryo-Save logo CryoSave

Përse t’i Ruani Tani?

Porosit Paketën me Informacion! Kliko Këtu!

Qelizat staminale prej gjakut të kordonit dhe indit të kordonit kërthizor kanë cilësi unikale:6

  • Duke qenë maksimumi vetëm 9 muajshe, ato nuk kanë vuajtur ende prej procesit të plakjes dhe kanë potencialin për t’u ndarë dhe diferencuar në funksione specifike më mirë dhe më shpejt se sa qelizat staminale që gjenden tek të rriturit.
  • Ato ka shumë pak të ngjarë që të shkaktojnë komplikacione në transplantet alogjeneike(prej një dhuruesi tek një pacient) se sa qelizat staminale të të rriturve.
  • Të mbrojtura prej mitrës së nënës ndaj shumë e shumë virusesh dhe infeksionesh në botën e hapur, ato kanë shumë pak të ngjarë të jenë të kontaminuara ose të prekura prej sëmundjeve.

Dhe në mënyrë më specifike, qelizat staminale të rrjedhura prej kordonit kërthizor kanë aftësinë unikale për t’u:

  • Strehuar pikërisht në vendin e plagosur a dëmtuar dhe për të ndihmuar në riparimin e tij, kur ato injektohen në mënyrë intravenoze.
  • Transformuar në një sërë lloje qelizash, përfshirë qelizat dhjamore, të kërceve, muskujve, kockave dhe indeve nervore.
  • Manifestuar karakteristika anti-inflamatore dhe imuno-supresante, një karakteristikë e rëndësishme kjo në rastet e çrregullimeve autoimune dhe fazave inflamatore të një sërë sëmundjeve.