Cryo-Save logo CryoSave

Rreth qelizave staminale

Qelizat staminale: Tullat Ndërtuese Të Jetës

Hapat për t'i Ruajtur! Kliko Këtu!

Të depozitosh në bankë gjakun e kordonit te Cryo-Save do të thotë të ruash dhe të depozitosh qelizat staminale prej trupave si të adultëve ashtu dhe të fëmijëve.

Qelizat staminale mund të kategorizohen sipas origjinës së tyre dhe llojit të qelizave funksionale që ato prodhojnë.²

Mes tyre gjenden qelizat staminale hematopoietike(Q.S.H.) dhe qelizat staminale mezenchymale(Q.S.M.), dy llojet më të studiuara të qelizave staminale adulte. Q.S.H. prodhojnë gjithë qelizat e sistemit tonë të gjakut dhe atij imunitar dhe janë identifikuara më së pari në palcën e kockës. Q.S.M. gjenden në mjaft pjesë të trupit, përfshirë këtu palcën e kockës, muskujt, kockat, dhjamin dhe organe të tjera.

Këto qeliza staminale adulte të rëndësishme, gjenden në formën e tyre më të mirë në gjakun e kordonit kërthizor dhe indin e kordonit. Ato kanë aftësinë më të madhe dhe më të efektshme për të prodhuar lloje të ndryshme indesh njerëzore. Kur kryhet ruajtja në bankë e gjakut të kordonit, mbledhja e gjakut të kordonit dhe indit të kordonit kryhet me lehtësi dhe pa asnjë rrezik për nënën ose për foshnjën. Ato më tej ruhen në ngrirje të thellë për të mbajtur në nivelin maksimal vitalitetin dhe funksionalitetin e tyre.

Studime shkencore kanë treguar se indi i cili rrethon tre enët e gjakut në kordonin kërthizor (që lidh fetusin me nënën) përmban qeliza staminale të rëndësishme të një cilësie të shkëlqyer ideale për ruajtje në bankë të gjakut të kordonit. Substanca, e quajtur ‘Xheli i Whartonit’, është një burim i pasur me qeliza staminale mezenchymale të cilat janë përgjegjëse për formimin e kockave, kërceve dhe llojeve të tjera të qelizave të indeve lidhëse në trupin tonë.³

Cryo-Save ka zhvilluar teknologji të depozitimit në bankë të gjakut të kordonit për të ruajtur gjakun e kordonit dhe indin e kordonit me qëllimin për ta përdorur këtë burim të pasur me qeliza staminale në terapinë mjekësore.