Cryo-Save logo CryoSave

Kostot dhe Tarifat

Çmimi Ynë - Cryocord

Tarifa totale e shërbimit tonë gjaku i kordonit CryoCord është 1,985 Euro, për mbledhjen, transportin, përpunimin e gjakut të kordonit dhe për depozitimin e qelizave staminale për 20 vitet e para.

Çmimi Ynë - Cryocord+

Tarifa totale e shërbimit tonë gjaku i kordonit plus kordonin CryoCord+ është 2,300 Euro për mbledhjen, transportin, përpunimin e gjakut të kordonit dhe për depozitimin e qelizave staminale për 20 vitet e para.
  • Tarifa e Abonimit

    Një depozitë fillestare prej 250 Euro për rregjistrimin (“Tarifa e Abonimit”) është për t’u paguar përpara lindjes së fëmijës. Me marrjen nga ana e CryoSave të Marrëveshjes së firmosur, kiti i mbledhjes do t’ju dërgohet ju.

  • Tarifa e Shërbimit

    Një Tarifë Shërbimi prej 1,735 Euro do t’ju faturohet juve pas lindjes dhe pas depozitimit me sukses të qelizave staminale.

    Tarifa totale përfshin administrimin, kitin e mbledhjes, transportin, përpunimin, testimin ruajtjen në ngrirje të thellë dhe depozitimin përgjatë Periudhës Fillestare të Depozitimit prej 20 vjetësh.

  • Tarifa shtesë

    Tarifa shtesë mund t’ju ngarkohen vetëm nëse kërkohet të kryhen testime shtesë laboratori; p.sh. për arësye të rezultateve jashtë normale të testeve të laboratorit, ose nëse kërkohen prej rregulloreve kombëtare apo ndërkombëtare (p.sh. analiza të gjakut të nënës, të kërkuara eventualisht).
  • Rimbursime

    Nëse mostra nuk mbërrin në njësi, pavarësisht prej arësyes se përse, klienti do të duhet të paguajë vetëm një shumë fikse prej 100 Euro për të mbuluar kostot e ndodhura deri në atë çast(duke marrë të mirëqenë se kiti është kthyer pas, i pahapur dhe i padëmtuar). Kjo do të thotë se do të rimbursohet “Tarifa e Abonimit”, e reduktuar me një shumë fikse.

    Nëse depozitimi i qelizave staminale ka qenë i pasuksesshëm atëherë kostoja e vetme do të jetë Tarifa e Abonimit prej 250 Euro.

  • Zbritje Speciale

    1. Një klient i cili vjen përsëri, është i kualifikuar për një zbritje për besnikëri prej 150 Euro ndaj Tarifës së Shërbimit, kur ai ruan qelizat staminale të foshnjës pasardhëse tjetër të tij.
    2. INë rastin e binjakëve, klienti ka të drejtë të përfitojë një zbritje prej 50% ndaj Tarifës së Shërbimit për binjakun e dytë.

    Një kombinim i këtyre dy zbritjeve nuk është i mundur.

  • Pas 20 Vjetësh

    Pas 20 vjetësh ju mund të zgjidhni të vazhdoni t’i mbani qelizat staminale tuaja të ruajtura te CryoSave. Vazhdimi i depozitimit pas periudhës fillestare, do të realizohet kundrejt çmimeve të tregut të vlefshme në atë kohë. Ne mund t’ju japin vetëm një ide të përafërt se sa mund të jetë çmimi për vijimësinë.

    Në ditët e sotme, ne vlerësojmë se çmimi vjetor do të ishte në rendin e 40 Eurove (Rreth 5600 Lekë). Dhënia e një çmimi të fiksuar për vazhdimin e depozitimit për pas 20 vjetësh, është thjesht i pamundur pasi ai do të varej prej faktorëve të tillë si rregullore të reja, teknika të reja të depozitimit, inflacioni dhe/ose kostot e materialeve, personelit, ndërtesat dhe pajisjet e nevojitura.

    Shko tek Opsione për kryerjen e pagesës
  • Tarifa e Abonimit

    Një depozitë fillestare prej 250 Euro për rregjistrimin (“Tarifa e Abonimit”) është për t’u paguar përpara lindjes së fëmijës.
  • Tarifa e Shërbimit

    Tarifa totale e shërbimit tonë gjaku i kordonit plus kordonin CryoCord+ është 2,300 Euro për mbledhjen, transportin, përpunimin e gjakut të kordonit dhe për depozitimin e qelizave staminale për 20 vitet e para. Kjo mund të detajohet si më poshtë:

    Tarifa totale përfshin administrimin, kitin e mbledhjes, transportin, përpunimin, testimin ruajtjen në ngrirje të thellë dhe depozitimin përgjatë Periudhës Fillestare të Depozitimit prej 20 vjetësh.

  • Tarifa shtesë

    Tarifa shtesë mund t’ju ngarkohen vetëm nëse kërkohet të kryhen testime shtesë laboratori; p.sh. për arësye të rezultateve jashtë normale të testeve të laboratorit, ose nëse kërkohen prej rregulloreve kombëtare apo ndërkombëtare (p.sh. analiza të gjakut të nënës, të kërkuara eventualisht).
  • Rimbursime

    Nëse mostra nuk mbërrin në njësi, pavarësisht prej arësyes se përse, klienti do të duhet të paguajë vetëm një shumë fikse prej 100 Euro për të mbuluar kostot e ndodhura deri në atë çast(duke marrë të mirëqenë se kiti është kthyer pas, i pahapur dhe i padëmtuar). Kjo do të thotë se do të rimbursohet “Tarifa e Abonimit”, e reduktuar me një shumë fikse.

    Nëse depozitimi i qelizave staminale ka qenë i pasuksesshëm atëherë kostoja e vetme do të jetë Tarifa e Abonimit prej 250 Euro.

  • Zbritje Speciale

    1. Një klient i cili vjen përsëri, është i kualifikuar për një zbritje për besnikëri prej 150 Euro ndaj Tarifës së Shërbimit, kur ai ruan qelizat staminale të foshnjës pasardhëse tjetër të tij.
    2. Në rastin e binjakëve, klienti ka të drejtë të përfitojë një zbritje prej 50% ndaj Tarifës së Shërbimit për binjakun e dytë.