Cryo-Save logo CryoSave

Dëshmi

Porosit Paketën me Informacion! Kliko Këtu!

  • BOSNJA E HERCEGOVINA

    Duško Tošić („Elektro-Bijeljina“, 33)
    Danijela Tošić (Menaxher i Transportit Rrugor, 32 vjeç)

    Një prej arsyeve për të cilën ne zgjodhëm të ruajmë qelizat staminale është progresi constant në mjekësinë rigjeneruese dhe ne besojmë se ka mjaft potenciale për trajtimet me qeliz staminale për t’u kthyer në praktika klinike standarde në të ardhmen. Informacioni prej medias rreth trajtimeve të suksesshme me anë të qelizave staminale na ndihmoi në marrjen e vendimit tonë. Opinione të tjera positive prej liderve botërorë dhe komuniteteve të besimit lidhur me mjekësinë rigjeneruese dhe me përdorimine qelizave staminale na bënë të besojmë se qelizat staminale do të jenë po aq të rëndësishme në këtë shekull siç ishte dhe penicilina në shekullin XIX.

    Tre vite më parë kur ne vendosëm të ruajmë qelizat staminale të foshnjës sonë, CryoSave ishte e vetmja bankë e qelizave staminale në vendin tonë. E vetmja alternativë tjetër ishte të shkonim në një shtet tjetër, gjë e cila do të ti kishte rritur kostot tona. Sot, CryoSave është ende banka numër një në vendin tonë dhe është një pikë referimi për të gjithë bankat e tjera të qelizave staminale. Një arësye e fortë për t’i besuar CryoSave ka qenë transparenca e plotë në të gjitha marëdhëniet me klientët dhe gjatë të gjitha fazave të blerjes së shërbimit mbledhjes dhe depozitimit të qelizave staminale. Ne jemi të sigurtë se kemi marrë vendimin e duhur.

    Të gjithë prindërit e ardhshëm duhet t’i ruajnë qelizat staminale prej indit dhe gjakut të kordonit kërthizor për të ofruar shanse më të mira për të ardhmen e familjes së tyre. Qelizat staminale dhe mjekësia rigjeneruese mund të jenë një prej fushave më të mëdha të mjekësisë në të ardhmen dhe do të lozin një rol udhëheqës në trajtimin e disa prej sëmundjeve më vdekjeprurëse. Është e rëndësishme të vihet në dukje se procedura e mbledhjes së mostrës së indit dhe gjakut të kordonit është pa dhimbje dhe e padëmshme për foshnjën apo për nënën. Në përfundim, nëse ju depozitoni qelizat staminale ju ruani një prej dhuratave natyrale më të çmuara të jetës të cilat mund të kurojnë ose ndihmojnë dikë të cilin ju e keni për zemër.

  • BULLGARI

    Plamen Petkov (Menaxher zyre në një laborator, 36 vjeç)
    Atanaska Marinova-Petkova (Krye Asistente Pedagoge dhe Kërkuese shkencore e atashuar, 32 vjeç)
    Vasil Petkov ( tetë muajsh)

    sepse progresi i kërkimeve mjekësore është i mahnitshëm. Që në këtë moment, qelizat staminale përdoren si trajtim për një numër të limituar sëmundjesh, por përgjatë 10-15 viteve të ardhshëm, ato mund të kthehen në një trajtim rutinë për shumë sëmundje. Sidoqoftë, ne ndihemi se koha për t’i ruajtur është tani përderisa fëmija ynë mund të mos ketë një shans të dytë për ta bërë këtë në të ardhmen – të paktën jo prej gjakut dhe indit të kordonit.

    Ne zgjodhëm CryoSave pasi ajo është kompania përfaqësuese më e besueshme në Bullgari. Ajo ka një numër të konsiderueshëm mostrash të ruajtura prej një sërë vendesh Europiane.

    Ne mendojmë se njerëzit duhet t’I ruajnë qelizat staminale pasi njeriu duhet të bëjë çfarëdo të jetë e mundur për të rritur shanset për shëndetin e fëmijës së tyre. Pjesa më e madh e njerëzve besojnë se në familjen e tyre nuk do t’ju ndodhë të kenë sëmundje të pakurueshme. Fatkeqësisht, kur ndodh që dikush të diagnostikohet më një sëmundje të tillë pacienti ka një kohë të kufizuar në dispozicion për të gjetur një zgjidhje. Të kesh të ruajtura qelizat staminale do të thotë që ju tashmë të keni një zgjidhje të mundshme në situate të tilla kritike. Ne besojmë se qelizat staminale kanë potencialin për të qenë një zgjidhje e tillë për trajtimin mjekësor.

  • GREQI

    Cristos Kaliptsidis(Oficer,40 vjeç)
    Politimi Roidi (Kryeinfermiere, 42 vjeç)
    Evgenia Kaliptsidis ( gjashtë vjeç)
    Eleftherios Kaliptsidis (katër vjeç)

    Ne besojmë në ruajtjen e qelizave staminale pasi ne duam më të mirën për fëmijët tanë. Në ditët e sotme qelizat staminale përdoren për trajtimin e mjaft sëmundjeve të lidhura me gjakun dhe e ardhmja pa diskutim që duket mjaft premtuese. Kur I hedh një sy informacionit shkencor bazë të pasqyruar në media, njërëzit mund ta shohin fare lehtë se e ardhmja është e bazuar mbi qelizat staminale. Kështu, ne nuk duam që të humbasim këtë mundësi unikale.

    Ne zgjodhëm CryoSave për të ruajtur qelizat staminale të të dy fëmijëve tanë pasi ajo është banka më e madhe në Europë dhe më e besueshmja mes të gjitha bankave të tjera në Greqi. Akreditimet e saj domethënëse na bënë ne të ndihemi se CryoSave e di se çfarë bën. Kontributi i saj ndaj kërkimeve përmes bashkëpunimeve ndërkombëtare shkencore, përvoja e saj me kaq shumë mostra të ruajtura dhe, më e rëndësishmja, me raste të mostrave të lëshuara prej saj për trajtime mjekësore, këto ishin të gjithë faktorë shumë të rëndësishëm për ne.

    Njerëzit duhet t’i ruajnë qelizat staminalepasi tashmë ka një sërë sëmundjesh të cilat mund të trajtohen me to, por gjithashtu sepse ato janë e ardhmja e shkencës mjekësore. Në ditët tona, ka mjaft terapi që po futen në të cilat mjekët përdorin qelizat staminale për të ndihmuar trupine pacientëve të tyre për të riparuar vetveten. Kjo do të thotë se fëmijët të cilët tashmë kanë ruajtur qelizat e tyre staminale mund të jenë të parët që do të përfitojnë prej kësaj.

  • HUNGARI

    Balázs Németh-Kiss (Kërkues Tregu, 34 vjeç)
    Ilona Németh-Kiss (Avokate, 33 vjeç)
    Daniel Németh-Kiss (një vjeç)

    Ne besojmë në ruajtjen e qelizave staminale pasi si prindër ne duam të japim sa më shumë të mundemi për Danin. Pjesë e kësaj është edhe mundësia për të ruajtur qelizat e tij staminale. Kjo është dhe arësyeja se përse ne aplikuam të jemi në Bordin e Prindërve; për të qenë anëtarë të komunitetit përmes të cilit opinionet lidhur me ruajtjen e qelizave staminale të mund të ndahen edhe me të tjerët.

    Ne zgjodhëm Sejtbank/CryoSave pasi ne jemi optimistë lidhur me të ardhmen, por prapë na duhet të jemi të përgatitur për më të keqen. Ruajtja e qelizave staminale na ndihmon ne të përgatitemi për situata shëndetësore të dëshpëruara të cilat ashkush nuk duhet t’i kalojë. Përgjatë 10 viteve të fundit numri i sëmundjeve të trajtuara me anë të qelizave staminaleështë rritur me shpejtësi. Me këto përparime, trajtimet me anë të qelizave staminale do të përmirësohen dhe numri i sëmundjeve të cilat mund të trajtohen me qeliza staminale do të rritet.

    Ne mendojmë se njerëzit duhet t’i ruajnë qelizat staminale pasi në shtesë të asaj që ne japim gjitheçka për fëmijët tanë, ne përpiqemi të zgjedhim edhe ç’është më e mira për ta. Ne patëm një eksperiencë pozitive me Sejtbank/CryoSave dhe informacioni profesional që na u dha ne rreth shërbimit na bindine që të zgjedhim Sejtbank/CryoSave. CryoSave është kompania më e madhe e cila ofron ruajtjen e qelizave staminale në Europë. Në vijim të kësaj ata na dhanë ofertën më optimale për ne: moskokëçarjen dhe sigurinë maksimale për të paktën 20 vjet.

  • ITALI

    Luca Saponaro (Këshillues Financiar, 33 vjeç)
    Bozhidara Mladenova Stefanova (Ndërmjetëse Financiare, 28 vjeç)
    Sofia Saponaro (3.5 vjeç)
    Anna Saponaro (11 muajshe)

    Ne besojmë në ruajtjen e qelizave staminale sepse në ditët e sotme qelizat staminale mund të përdoren për të trajtuar shumë e shumë sëmundje përmes zëvendësimit të qelizave dhe indeve të dëmtuara. Në të ardhmen, përparimet e shkencës do të rrisin gamën e sëmundjeve dhe situatave shëndetësore të cilat mund të trajtohen duke përdorur qelizat staminale. Mbledhja dhe ruajtja e tyre në momentin e lindjes është një shans që të jepet vetëm një herë ndoshta për të shpëtuar jetën dhe një dhuratë për fëmijët tanë, e cila mund të zgjasë për tërë jetën.

    Ne kemi zgjedhur CryoSave për arësye te reputacionit të mirë të saj në mes të operatorëve të tjerë të kualifikuar në sektorin shëndetësor. Laboratorët e CryoSave janë të vendosur në zemër të Europës dhe janë në përputhje me legjislacionin Europian. Për më tepër, CryoSave ka procedura të thjeshta dhe miqësore dhe mbështet, vazhdimisht, prindërit përgjatë procesit të ruajtjes.

    Njerëzit duhet t’i ruajnë qelizat staminale sepse ne besojmë se prindërit duhet të bëjnë më të mirën për fëmijët e tyre. Lindja është një moment unikal për të mbledhur qelizat e gjakut të kordonit dhe më tej për t’i ruajtur ato për shumë vite në një bankë qelizash staminale të përballueshme financiarisht. Çdo prind duhet të përfitojë prej kësaj mundësie të shkëlqyer për t’i dhënë një shans më të mirë për shëndetin e fëmijëve të tyre.

     

  • HOLLANDË

    Arno Coenders (Specialist Edukimi, 34 vjeç)
    Kirsten Coenders-Straasheijm (Teknike Kërkimesh në Departamentin e Gjenetikës së Njeriut, 33 vjeç)
    Amber Coenders (tetë muajshe)

    Ne besojmë në ruajtjen e qelizave staminalepasi ne e shohim këtë si një sigurim shëndetësor për fëmijën tonë. Qelizat staminale mund të jenë një mjet mjaft premtues në trajtimin e sëmundjeve tani dhe në të ardhmen përderisa gjithnjë e më tepër kërkime janë duke u zhvilluar në këtë drejtim.

    Ne zgjodhëm CryoSave pasi ne kryem disa kërkime, dhe zbuluam se CryoSave është kompania më e madhe në Europë e depozitimit të qelizave staminale. Për arësye të eksperiencës së tyre dhe sasisë së madhe të qelizave staminale tashmë të ruajtura prej tyre, ne bëmë zgjedhjen tonë për tek CryoSave.

    Njërëzit duhet t’i ruajnë qelizat staminale pasi në ditët e sotme ka tashmë mjaft sëmundje të cilat mund të trajtohen me anë të qelizave staminale. Kërkime shkencore kryhen çdo ditë dhe është e pritshme që qelizat staminale të jenë shumë premtuese në trajtimin e gjithnjë e më shumë sëmundjeve në të ardhmen. Ne mendojmë se është një gjë me vlerë për t’u bërë dhe kjo mund të shihet si një opsion i shkëlqyer për të ndihmuar në sigurimin e shëndetit të fëmijës.

  • SERBI

    Milos Petrovic (Ekonomist, 35 vjeç)
    Marija Petrovic (Ekonomiste, 36 vjeç)
    Luka Petrovic (pesë vjeç)

    Ne besojmë në ruajtjen e qelizave staminale pasi ato janë e ardhmja e mjekësisë. Duke ruajtur ato ne besojmë se kemi dhënë shanset më të mira të mundshme për një shëndet të mirë të fëmijëve tanë.

    Kur ne i depozituam qelizat staminale tek CryoSave, ruajtja e qelizave staminale në Serbi ishte në hapat e saj të para. CryoSave ishte një zgjedhje e paharrueshme, për shkak të përqasje së tyre profesionale dhe sjelljes së përgjithshme ndaj klientëve.

    Prindërit duhet të ruajnëgjakun dhe indin e kordonit kërthizor të fëmijëve të tyre, sepse duke vepruar kështu ata do të krijojnë shanset më të mira për familjen e tyre. Mjekësia është duke u zhvilluar çdo ditë, dhe asnjë nuk dëshiron të mësojë në një cast të caktuar se terapia do të ishte e mundshme vetëm nëse do t’i kishte ruajtur qelizat staminale. Ky është një opsion i shkëlqyer për të ndihmuar në sigurimin e një të ardhme të shëndetshme. Ne më mirë do të donim t’i kishim të ruajtura dhe të mos i përdornim kurrë se sa të mos i kishim ruajtur dhe pastaj të na nevojiteshin.

  • SPANJË

    Miguel Fernández (Gazetar, 31 vjeç)
    Mara Peterssen (Gazetare, 29 vjeç)
    Ángela Peterssen (katër muajshe)

    Ne besojmë në ruajtjen e qelizave staminale pasi ne mendojmë se depozitimi i qelizave staminale mund të jetë shumë i rëndësishëm për të ardhmen e shëndetit të foshnjës sonë. Jo vetëm për shkak të përdorimeve aktuale të qelizave staminale, por, më e rëndësishmja, sepse të gjitha provat klinike që janë duke u zhvilluar do të sjellin terapi të reja për të ardhmen; shpresojmë për më tepër sëmundje të tilla si diabeti apo paraliza cerebrale. Depozitimi i qelizave staminale është diçka që ju duhet ta zgjidhni me kujdes që të zgjasë 20 vjet.

    Ne zgjodhëm Crio-Cord/CryoSave pasi ne kishim nevojë për një bankë tek e cila të mund të besonim dhe gjithçka që ne lexuam rreth Crio-Cord/CryoSave na bëri të ndjejmë se ajo ishte diçka e besueshme. Ajo është banka numër një në Europë, një organizatë e madhe, transparente dhe profesioniste. Ne ndihemi të sigurtë që i kemi ruajtur ato me Crio-Cord/CryoSave.

    Ne mendojmë se njerëzit duhet t’I ruajnë ato sepse mundësitë e ndryshme të ofruara në ditët e sotme duhet të jenë të mjaftueshme për ta bindur dikë që të paktën t’I dhurojë për depozitim qelizat staminale të foshnjës së tij. Kur ju lexoni rreth mundësive në të ardhmen dhe për atë çka ata presin të bëjnë me qelizat staminale në vitet e ardhshme, ju bëheni të ndërgjegjshëm se sa e rëndësishme mund të jetë kjo për vetë fëmijën tuaj.