Cryo-Save logo CryoSave

Fjalori i termave të përdorur

Video e CryoSave Shih Videon!

  • Qeliza staminale të adultëve

    Qeliza staminale të adultëve:

    qeliza të padiferencuara të gjendura kudo në trupin e njeriut pas zhvillimit të embrionit, të cilat mund të shumohen përmes ndarjes së qelizave për të zëvendësuar qelizat që vdesin dhe rigjenerojnë indet e dëmtuara. Ato mund të gjenden si në njerëzit ashtu dhe në kafshët e rinj ose adultë. Qelizat staminale të organizmave adultë mund të jenë unipotente(prej të cilave mund të krijohen mund të krijojnë vetëm një lloj qelize specifike) ose multipotente(prej të cilave mund të krijohen lloje të ndryshme qelizash specifike). Ndryshe prej qelizave staminale embrionike, përdorimi i qelizave staminale të adultëve nuk është konsideruar tepër i kundërshtueshëm, pasi ato rrjedhin prej mostrave të indeve të adultëve dhe jo prej shkatërrimit të embrioneve njerëzore.
  • Alele

    Alele:

    alelet janë versione të ndryshme të të njëjtit gjen. Secili prej aleleve ndryshon prej një a më shumë diferencave në sekuencën(renditjen) e nukleotideve (njësia strukturore e ADN-së). Këto diferenca ndodhin për shkak të mutacioneve në historinë e specieve, ose prej rikombinimit gjenetik. Të gjitha alelet e një gjeni zënë të njëjtin lokus(pozicion) në një kromozom të vetëm.
  • Alogjenik

    Alogjenik:

    qelizat prej një dhuruesi, personi tjetër, në dallim me qelizat autologe, të cilat janë nxjerrë prej vetë trupit të dikujt.
  • Antigjen

    Antigjen:

    Një antigjen mund të jetë “i veti” dhe “ jo-i veti”. Një antigjen “jo-i veti” është një substancë/molekulë e cila, kur futet në trup ngacmon prodhimin e një antitrupi prej sistemit imunitar, i cili do ta vrasë ose neutralizojë antigjenin, i cili njihet prej tij si një “pushtues” i huaj dhe potencialisht i dëmshëm. Këta “pushtues” mund të jenë molekula të tilla si polenet e luleve ose qeliza të tilla si bakteret. Antigjenet “e veta” janë zakonisht të tolerueshme prej sistemit imunitar.
  • Autologe

    Autologe:

    qeliza të nxjerra prej vetë trupit të dikujt, që janë në dallim prej qelizave të marra prej një dhuruesi.
  • Gjaku i kordonit(ose gjaku prej placentës)

    Gjaku i kordonit(ose gjaku prej placentës):

    gjaku që gjendet në placentë dhe në kordonit kërthizor.
  • Njësi e Gjakut të Kordonit

    Njësi e Gjakut të Kordonit:

    Gjaku i placentës i mbledhur prej kordonit kërthizor mundëson përgatitjen e një njësie gjaku të placentës. Qendrat e transplantit flasin për njësi të gjakut të kordonit të përdorur prej përfituesve të transplanteve. Përdorimi i gjakut të placentës për të kryer transplante ka qenë fillimisht i kufizuar vetëm në fëmijët. Në ditët e sotme, është bërë e mundur të përdoren dy njësi të gjakut të kordonit për të formuar një transplant tek një i rritur.
  • Qelizat staminale embrionale

    Qelizat staminale embrionale:

    qeliza të cilat rezultojnë prej një embrioni prej 5 deri në 7 ditësh, të afta të krijojnë më shumë se 200 lloje qelizash përfaqësuese të të gjitha indeve të trupit. Këto qeliza staminale mund të jenë totipotente ose pluripotente.
  • GVHD

    GVHD:

    do të thotë "Sëmundja Graft Versus Host". Kjo sëmundje është një komplikacion i cili ndodh pas kryerjes së transplanteve që shfaqet kur qelizat e sistemit imunitar të dhuruesit e njohin trupin e pacientit si një trup të huaj dhe e sulmojnë atë. Ka një incidencë shumë më të vogël në rastet e tranplanteve të gjakut të kordonit kërthizor e krahasuar me rastet e transplanteve të palcës së kockës, çka përbën një avatazh shumë të madh pasi sëmundja GVHD ka një vdekshmëri dhe morbiditet shumë të lartë.
  • Qeliza Staminale Hematopoietike

    Qeliza Staminale Hematopoietike:

    janë qeliza që krijojnë qelizat(ruazat) e gjakut.
  • HLA

    HLA:

    HLA është shkurtimi i ‘Human Leukocyte Antigens’. Antigjenet e Leukociteve Njerëzore janë të shprehura në sipërfaqen e qelizës dhe ato lejojnë identifikimin e qelizës prej sistemit imunitar.
  • Përputhshmëria HLA

    Përputhshmëria HLA:

    Sistemi i HLA ose ndryshe ‘Major Histocompatibility Complex’ (MHC) është sistemi i cili i lejon trupit dhe sistemit të tij imunitar të njohë vetveten (p.sh. indet) ose jo-veten(siç janë viruset, bakteret dhe transplantet nga dhurues). Një element i cili nuk ka llojin e saktë të HLA do të sulmohet prej sistemit imunitar. Secili trup njerëzor ka një HLA të vetën, dhe është shumëformëshe ndërmjet individëve. Gjatë një transplanti, përputhshmëria e HLA-së është kritike për të parandaluar flakjen e transplantit nga trupi. Qelizat staminale v4.0 - 5/45
  • Qelizat staminale pluripotente të komanduara

    Qelizat staminale pluripotente të komanduara:

    qelizat staminale pluripotente të komanduara, ose ndryshe qelizat IPS, janë një lloj qelizash staminale të cilat janë kriejuar prej një qelize të një adulti të tilla si qelizat e lëkurës, mëlçisë, stomakut ose të tjera qeliza të maturuara përmes mënyrës së prezantimit të gjeneve të cilët riprogramojnë qelizën për ta transformuar atë në një qelizë e cila ka karakteristikat e një qelize staminale embrionale. Termi pluripotente ka kuptimin e aftësisë së një qelize për të krijuar shumë lloje qelizash, përfshirë të tri linjat embrionale që formojnë organet e trupit, sistemin nervor, lëkurën, muskujt dhe skeletin. Deri më tani, qelizat staminale pluripotente të komanduara duket se ekspozojnë të njëjtat funksione kyçe si edhe qelizat staminale embrionale.
  • Qelizat Staminale Mezenchymale

    Qelizat Staminale Mezenchymale:

    qelizat staminale mezenchymale, ose MSC, janë qeliza progjenitore multipotente jo hematopoietike. Ato janë të afta të diferencohen në mjaft lloje qelizash( inde dhjamore, kërcet, kockat, muskujt, nervat ...) dhe janë të afta të zvogëlojnë përgjigjen prej sistemit imunitar. Qelizat staminale mezenchymale u identifikuan fillimisht në palcën e kockës dhe gjithashtu mund të përftohen prej indeve të tjera: indit dhjamor, gjakut të placentës, kordonit kërthizor, lëngut amniotik, synovium-it, periosteum-it, dhe perichondrium-it. Këto janë qeliza aderente me një pamje fibroblastike, jofagocitike dhe numri i tyre zvogëlohet me kalimin e moshës.
  • Qelizat staminale multipotente

    Qelizat staminale multipotente:

    qelizat staminale multipotente janë qeliza të paspecializuara të cilat kanë aftësinë për të rinuar vetveten për periudha të gjata kohe dhe për t’u diferencuar në qeliza të specializuara me funksione specifike. Potenciali i tyre për t’u specializuar është i kufizuar dhe ato janë të angazhuara për të prodhuar lloje specifike qelizash. Ato varijojnë prej qelizave staminale të tilla si ato pluripotente të cilat mund të krijojnë pothuajse çdo lloj qelizash.
  • Qelizat staminale pluripotente

    Qelizat staminale pluripotente:

    qelizat staminale pluripotente janë shpesh të njohura me termin qeliza staminale”të vërteta” pasi ato kanë potencialin për t’u diferencuar në pothuajse çdo lloj qelize në trupin e njeriut. Kjo do të thotë se në rrethana të caktuara, një qelizë staminale e cila është e nxjerrë prej një embrioni mundet të prodhojë pothuajse të gjitha qelizat e trupit. Pasi kjo fazë e zhvillimit të embrionit të ketë përfunduar, qelizat staminale nuk e kanë më këtë potencial të pakufizuar për t’u zhvilluar në të gjitha llojet e qelizave. Plotfuqishmëria e tyre, pra, humbet dhe ato mund të kthehen vetëm në lloje të caktuara qelizash (multipotente).
  • Qelizat progjenitore

    Qelizat progjenitore:

    qeliza progjenitore është një qelizë biologjike e cila, sikurse dhe qelizat staminale ka një tendencë për t’u diferencuar në lloje specifike qelizash, por është ndërkohë më e specifikuar se sa një qelizë staminale dhe ‘shtyhet’ për t’u diferencuar në qelizën e saj “të synuar”. Diferenca më e rëndësishme mes qelizave staminale dhe qelizave progjenitore është se qelizat staminale mund të të riprodhohen në mënyyrë të pakufizuar ndërsa qelizat progjenitore mund të ndahen(shtohen) vetëm në një numër të kufizuar herësh. Kundërshtitë rreth përkufizimit të saktë të tyre vazhdojnë të mbeten dhe koncepti për to është ende në evoluim.
  • Qelizat Staminale

    Qelizat Staminale:

    qeliza biologjike të cilat mund të ndahen dhe diferencohen në lloje të ndryshme të specializuara qelizash, të afta të rinovojnë vetveten, të diferencohen në lloje të tjera qelizash dhe të gjallohen përmes kulturimit. Qelizat staminale rrjedhin ose prej embrionit ose fetusit(qeliza staminale embrionale), ose prej indeve të adultëve(qeliza staminale adulte). Ato mund të përftohen gjithashtu përmes transferimit nuklear.
    Qeliza staminale totipotente: qeliza të padiferencuara të cilat në mënyrë teorike mund të krijojnë të gjithë organizmin; ato janë qeliza prej shumëzimit të parë të vezës së fekonduar(deri në ditën e 4rt).

  • Kordoni kërthizor

    Kordoni kërthizor:

    kordoni kërthizor lidh beben me placentën në mitrën e nënës. Ai ndihmon në transportimin e oksigjenit për tek bebja përmes gjakut të kordonit. Fillimisht, është menduar se kordoni përmbante vetëm enë gjaku. Sidoqoftë, shkencëtarët, kanë provuar se indi ndërmjet lëkurës dhe enëve të gjakut tek kordoni – i njohur si "Wharton's Jelly" – është një prej burimeve më të pasura me qeliza staminale mezenchymale të trupit të njeriut.
  • Qelizat staminale unipotente

    Qelizat staminale unipotente:

    qeliza të cilat janë përgjegjëse për krijimin e vetëm një lloji të diferencuar qelizash.