Cryo-Save logo CryoSave

Politika e Privatësisë


Flisni me një ekspert! Na telefononi në +355 4450 4797

Pëlqimi juaj ndaj kësaj politike privatësie

Lutemi, lexoni me kujdes politikën tonë të privatësisë. Ne jemi të angazhuar për të mbrojtur privatësinë e informacionit personal të identifikueshëm që ne mbledhim. Ne kemi zbatuar standarde të teknologjisë të pranuara gjerësisht dhe siguri operative në mënyrë që të mbrojmë informacionin personal të identifikueshëm prej humbjes, keqpërdorimit, ndryshimit, ose shkatërrimit. Përmes përdorimit të kësaj adrese interneti, ju jepni pëlqimin për mbledhjen, përdorimin dhe depozitimin prej nesh të informacionit tuaj në mënyrën e përshkruar në këtë politikë privatësie dhe kudotjetër në adresën e internetit. Nëse ju nuk bini dakord me ndonjë term në këtë politikë privatësie, lutemi mos jepni informacion personal në këtë adresë interneti.

Mbledhja e informacionit personal

Kur ju vizitoni adresën tonë të internetit, ju do të keni mundësinë për të dhënë informacion personal për t’ju bërë të mundur që të përfitoni prej shërbimeve tona që ne ofrojmë, të tilla si kërkimi i informacionit shtesë ose regjistrimi online. Këto të dhëna mund të përfshijnë informacion i cili mund të përdoret në mënyrë të arësyeshme për t’ju identifikuar ju personalisht, si emri juaj, adresa, numri i telefonit, informacion lidhur me kartën tuaj të kreditit, adresën e-mail, ose ndonjë informacion tjetër personal të identifikueshëm. Lutemi, sigurohuni se, përveçse, kur ju e dërgoni këtë informacion në mënyrë të vullnetshme, ne nuk do të mbledhim ndonjë informacion prej prej vizitës suaj në adresën tonë të internetit prej të cilit ju mund të identifikoheni personalisht.

Cookies

Kjo adresë internet mund të përdorë cookies për t’ju identifikuar ju dhe interesat tuaja dhe të gjurmojë përdorimin e saj. Cookies janë copëza të vogla teksti të depozituara në kompjuterin tuaj që na ndihmojnë ne të kuptojmë se cilin browser ju jeni duke përdorur, ku keni qenë ju në faqjen e internetit , dhe, në adresat e internetit me të cilat ju mund të lidheni në mënyrë që të përdorni ndihmësat tanë. Ky informacion na ndihmon ne që të përmirësojmë dhe personalizojmë adresën tonë internet në favor të klientëve tanë. Cookies, gjithashtu, na bëjmë me dije nëse ju jeni rregjistruar me ne, dhe përndryshe na bëjnë të mundur që të lidhim përdorimin aktual tuajin të faqjes me përdorimin e mëparshëm të kësaj adrese internet ose të bashkëpunëtorëve të tjerë. Duke pranuar cookie tonë, ju do të lejoheni të keni akses në disa faqje të caktuara të adresës së internetit pa patur nevojë të logoheni për çdo herë që ju e vizitoni atë. Një përdorues i cili nuk pranon cookie prej adresës së internetit mund të mos jetë në gjendje të hyjë në disa zona të caktuara të adresës internet. Ne, gjithashtu, logojmë adresat IP , ose vendodhjen e kompjuterit në internet, për të ndihmuar në diagnostikimin e problemeve me serverin tonë dhe për të administruar adresën internet.

Përdorimi i informacionit tuaj personal

Ne, do ta përdorim informacionin personal që ju keni dhënë për qëllimet që do t’ju tregohen në momentin kur ju ta jepni atë. Ne mund të përdorim adresën e-mail ose numrin e telefonit për të dërguar mesazhe të herëpashershme vizitorëve ose do t’ju bëjmë telefonata për të informuar vizitorët tanë të cilët kanë dhënë një adresë e-mail ose numër telefoni në lidhje me produktet e reja, shërbimet ose ngjarjet. Adresa juaj e-mail dhe numri i telefonit mund të përdoren gjithashtu, për t’ju kontaktuar, për t’ju dhënë informacionin të cilin ju e keni kërkuar. Ne nuk do të zbulojmë, shesim, marrim me qira, japim me qira, ose shkëmbejmë informacionin tuaj personal me ndonjë individ tjetër, organizatë ose ent, përveçse, deri në masën e duhur për të dhënë informacion ose shërbime të cilat ju i keni kërkuar. Nëse ju bëheni një klient i CryoSave, ne do të ndajmë me ju disa ose të gjithë informacionet që ju na keni dhënë me partnerët tanë të biznesit në mënyrë që të lehtësojmë shërbimet që ju keni zgjedhur. Ne do të ndajmë disa prej informacioneve të kontaktit tuaj me shërbimin tonë të korrierit për të lehtësuar marrjen dhe dorëzimin e njësisë suaj të gjakut të kordonit. Ne do të ndajmë informacion personal me laboratorin të cilin ne përdorim për të përpunuar dhe analizuar mostrat tuaja të gjakut dhe për të depozituar gjakun e kordonit të ruajtur në ngrirje të thellë. Si një rregull i përgjithshëm, ne nuk do të zbulojmë informacionin tuaj personal ndaj ndonjë pale të tretë për ndonjë qëllim i cili nuk lidhet me shërbimet që ne ofrojmë. Në vijim, në disa rrethana të caktuara të kufizuara, CryoSave mund të jetë, ligjërisht, i detyruar të lëshojë informacionin tuaj personal në përgjigje të një urdhëri gjykate, ligji ose rregulloreje.

E-mail

Kur ju përdorni adresën tonë internet ju do të keni mundësinë për të shkëmbyer e-mail me ne. Përpara se ju të bëni ndonjë prej këtyre gjërave, ju lutem të kini parasysh këto kufizime mbi konfidencialitetin e formave të kompjuterit dhe e-mailet. Informacioni që ju shkëmbeni me ne duke përdorur këto metoda mund të mos jetë i sigurtë. Ne mbledhim adresa e-mail që janë dhënë vullnetarisht prej vizitorëve, prej mesazheve e-mail të adresuara për kompaninë tonë ose punonjësve të saj, ose përmes pjesëmarrjes së vizitorëve në anketime dhe rregjistrime në adresa interneti. Ne mund të përdorim adresat e-mail për të informuar të interesuarit mbi produktet tona në lidhje me eventet, produktet, shërbimet ose element të tjerë me interes. Në vijim, ne mund të përdorim adresat e-mail për t’i njoftuar vizitorët rreth përditësimeve të fundit të adresës sonë në internet, për t’ju ofruar njoftime për të reja lidhur me produkte ose shërbime ose letra me të reja. Këto përdorime mund të zbatohen prej vetë CryoSave ose nëpërmjet një pale të tretë të mbajtur prej CryoSave për atë qëllim.

Ndryshimi i informacionit tuaj personal

Ne duam të jemi të sigurtë që të mbajmë informacionin lidhur me kontaktin tuaj që ju keni dhënë në adresën tonë internet, të saktë dhe të përditësuar. Ju, gjithashtu, keni të drejtë të kërkoni që ne të fshijmë këtë informacion kontakti. Për të bërë ndryshime në informacionin tuaj personal ose atë të kontaktit, ose për të kërkuar që ne të fshijmë informacionin që ju na keni dhënë përmes adresës në internet, lutemi na dërgoni një e-mail, na shkruani ose telefononi shërbimin tonë të klientit.

Ndryshime në Politikën tonë të Privatësisë

Ne mund të ndryshojmë këtë politikë privatësie kohë pas kohe. Ne do t’jua postojmë çdo ndryshim të bërë këtu, kështuqë sigurohuni që të kontrolloni, periodikisht.