Cryo-Save logo CryoSave

? Pyetje
që bëhen
shpesh


Flisni me një ekspert! Na telefononi në +355 4450 4797

Përse duhet që t’i ruaj qelizat staminale të fëmijës tim? Shfaqi të gjitha Fshihi të gjitha

  • ?
    1- A ja vlen që t’i ruaj qelizat staminale të foshnjës sime?
    Qelizat Staminale Hematopoietike (HSCs) janë aktualisht në përdorim për trajtimin e më tepër se 70 sëmundjeve të gjakut dhe sëmundjeve të lidhura me gjakun. Qelizat Staminale Mezenchymale (MSCs) janë të përfshira në mjekësinë rigjeneruese, me objektivin final për të zëvendësuar, riparuar ose rigjeneruar qeliza ose inde funksionale të gjalla. Qelizat staminale janë në studim të vazhdueshëm aktiv në lidhje me trajtimin e një sërë sëmundjesh, të tilla si paraliza cerebrale, diabeti i tipit 1, çrregullimet e trurit, sëmundje të zemrës, çrregullime autoimunitare, çrregullime të mëlçisë, sëmundje neurologjike dhe të tjera.
  • ?
    2- Përse duhet që unë t’i ruaj qelizat staminale prej gjakut të kordonit kërthizor të foshnjës sime ndërkohë që ka alternativa të tjera ndaj ruajtjes së gjakut të kordonit kërthizor?
    Ka alternative të tjera në raport me ruajtjen në bankë të gjakut të kordonit kërthizor, të tilla si qelizat staminale të mbledhura prej palcës së kockës dhe prej gjakut periferik. Por sidoqoftë, qelizat staminale prej gjakut të kordonit kërthizor kanë një sërë përparësish: ato janë qelizat staminale më të reja në moshë dhe më të efektshmet të cilat mund të gjenden në trupin e njeriut dhe në mënyrë relative janë të pandikuara prej sëmundjeve; procedura e mbledhjes së tyre është joinvazive dhe ato janë të disponueshme menjëherë.
  • ?
    3- Përse duhet të shqetësohem për t’i ruajtur qelizat staminale në momentin e lindjes ndërkohë që shkencëtaët mund të krijojnë qeliza staminale pluripotente?
    Krijimi i të ashtuquajturave “Qeliza Staminale Pluripotente të Komanduara(IPS) prej nga indet e vetë pacientit është një mjet i mirë kërkimor në laborator në fazat e tij më të hershme, i cili ndihmon për të kuptuar sëmundjen tek ai pacient. Për shembull, mund të jetë e mundshme në të ardhmen për t’i përdorur IPS për të zhvilluar barna për të luftuar sëmundje të ndryshme. Sidoqoftë, do të duhen shume vite për të zhvilluar një medikament, dhe si të tilla, pavarësisht se qelizat IPS janë interesante, ato nuk mund të konsiderohen një alternativë për sa i takon terapisë qelizore. Manipulimet gjenetike të nevojitura për të krijuar qelizat IPS tregojnë se ato nuk munden aktualisht të përdoren me siguri në transplantime. Nga ana tjetër, me anë të qelizave staminale të nxjerra prej gjakut të kordonit kërthizor ne jemi aktualisht në gjendje të trajtojmë më tepër se 70 sëmundje.
  • ?
    4- A mundet që qelizat staminale të foshnjës sime të përdoren për një anëtar tjetër të familjes?
    Qelizat staminale prej foshnjës suaj mund të përdoren për këdo i cili ka përputhshmëri gjenetike, siç mund të jenë vëllai apo motra e tij. Qelizat staminale prej një të afërmi( e preferueshme vëllai a motra) janë, përgjithësisht, opsioni i parë i zgjedhur për një transplant kur merret në konsideratë burimi i qelizave staminale. Një pjesë e madhe e transplanteve alogjeneike përdorin qeliza staminale prej një anëtari të familjes.
  • ?
    5- Cila është diferenca midis qelizave staminale të mbledhura në momentin e lindjes dhe qelizave staminale të mbledhura prej një adulti?
    Qelizat staminale të mbledhura në momentin e lindjes janë “qelizat staminale adulte” më të reja në moshë. Ato janë të papjekura nga pikëpamja imunologjike dhe nuk provokojnë të njëtën përgjigje imunologjike, duke lejuar kështu një përputhshmëri indesh më pak se perfekte dhe duke rritur shanset për një transplantim të suksesshëm. Ato, gjithashtu, posedojnë një aftësi më të mëdhe për t’u ndarë dhe diferencuar në krahasim me qelizat staminale adulte “më të vjetra”.

Procesi i Mbledhjes dhe i Depozitimit Shfaqi të gjitha Fshihi të gjitha

  • ?
    6- A mundet që lindja e foshnjës të ndikohet apo të vonohet për të mbledhur me sukses qelizat staminale prej gjakut të kordonit dhe/ose indit të kordonit kërthizor?
    Mbledhja e gjakut të kordonit dhe/ose indit të kordonit nuk ndërhyn aspak në procesin e lindjes ose për ndryshimin e mënyrës se si mjeku obstetër kryen lindjen e foshnjës.
  • ?
    7- A është e dhimbshme apo e rrezikshme për beben time dhe për mua mbledhja e qelizave staminale?
    Jo, aspak. Mbledhja kryhet pasi ka ndodhur lindja e foshnjës, menjëherë pasi është prerë kordoni kërthizor i cili lidh nënën me foshnjën. Mbledhja është e lehtë, kryhet brenda pak minutash dhe është krejtësisht e padëmshme si për nënë ashtu dhe për foshnjën.
  • ?
    8- A ka ndonjë lidhje midis volumit të gjakut të mbledhur dhe numrit të qelizave staminale?
    Në përgjithësi, ka një lidhje të drejtëpërdrejtë midis volumit të gjakut të mbledhur dhe numrit të qelizave staminale. Sidoqoftë, në raste të veçanta, ka edhe përjashtime. Rregulli i përgjithshëm është se sa më i madh volume i gjakut të mbledhur, aq më shumë qeliza staminale do të ketë, pra do të jetë më mirë.
  • ?
    9- Çfarë ndodh me mostrat e qelizave staminale të depozituara pas 20 vjetësh?
    Kur përfundon kontrata, titullari i tyre(tashmë, në moshë madhore) do të kontaktohet dhe do t’i ofrohet një zgjatje e periudhës së kontratës së depozitimit. Nëse nuk pranohet qelizat do të asgjësohen ose do dhurohen me lejen e tij/saj për zhvillim.
  • ?

    10- Si mund të jem unë i sigurtë se CryoSave operon sipas udhërrëfyesve më të fundit të standardeve të cilësisë?

    CryoSave garanton standardet më të larta të cilësisë në terma të transportit, përgatitjes dhe të sigurisë për qelizat staminale të depozituara të nxjerra prej gjakut dhe/ose indit të kordonit kërthizor të foshnjës suaj. Ne jemi, zyrtarisht, të akredituar prej Ministrisë Hollandeze të Shëndetësisë dhe Mirëqenies si një Stambiliment i Liçencuar Organesh dhe Indesh, për mbledhjen, prezervimin, depozitimin dhe lëshimin e qelizave staminale prej kordonit kërthizor

Përdorimi i Qelizave Staminale në Trajtimet Mjekësore Shfaqi të gjitha Fshihi të gjitha

  • ?
    11- A mundet që qelizat staminale të vetat të dikujt të mund të përdoren në një gjendje shëndetësore ku sëmundja ka origjinë gjenetike?
    Nëse fëmija ka nja sëmundje gjenetike, të tillë si anemia sickle cell, qelizat staminale do të kenë të njëjtin difekt gjenetik. Në rastet kur nuk mund të përdoren qelizat staminale autologe(të vetat), opsioni tjetër më i mirë është përdorimi i gjakut të kordonit kërthizor prej vëllait a motrës së tij.
  • ?
    12- Sa mostra prej bankave private të qelizave staminale janë përdorur me sukses në trajtimin e sëmundjeve?
    Është vlerësuar se rreth 600 mostra janë lëshuar prej bankave private të gjakut të kordonit për transplante në vëllezërit/motrat, transplante brenda familjes ose transplante autologe. Pjesa më e madhe e tyre janë prej SHBA, Cord Blood Europe (një organizatë jofitimprurëse e bankave më të mira në Europë të gjakut të kordonit) kanë dhënë statistika mbi 45 mostra të lëshuara.
  • ?
    13- Çfarë faktorësh përcaktojnë nëse një mostër është e përputhshme me një familjar të afërm? Cilat janë mundësitë që ai të jetë i përputhshëm?
    Përputhshmëria varet prej përshtatshmërisë HLA( Human Leucocyte Antigen (HLA). Një motër a vëlla ka një probabilitet prej 25% për të qenë i përputhshëm në mënyrë perfekte; Sidoqoftë, përderisa një transfuzion i gjakut të kordonit kërthizor nuk kërkon një përputhshmëri perfekte, shanset për një motër a vëlla për të përdorur mostrën janë rreth 40%. Prindërit kanë rreth 12.5% shanse për të qenë të përputhshëm në mënyrë perfekte.
  • ?
    14- A ka të bëjë në njëfarë mënyre grupi i gjakut me përputhshmërinë HLA?

    Jo, ato të dy nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin. Përcaktimi i Grupit të gjakut kryeht dhe përputhet nëse është e mundur, por HLA (Human Leucocyte Antigen), është më i rëndësishëm. Volumi i gjakut i cili bëhet transfusion është i vogël dhe mospërshtatja ABO (tip grupi gjaku) zakonisht nuk është problem, por gjithësesi ka protokolle për përgatitjen e njësive ABO të keqpërputhshme1.

    1"How do I approach ABO-incompatible hematopoietic progenitor cell transplantation?" Jennider Daniel-Johnson, Joseph Schwartz, Transfusion 2011; 51:1143-1149

  • ?
    15- CIlët janë shanset që një individ të përdorë gjakun e kordonit të tij para se të arrijë moshën 20 vjeç?

    Aktualisht, shanset që një person të ketë një transplant të qelizave staminale për trajtimin e çrregullimeve të gjakut apo të atyre që lidhen me gjakun, si me qelizat e veta staminale apo prej një dhuruesi para se të arrijë moshën 20 vjeç janë rreth 1 në 1700, ndërkohë që këto shanse para se ai të arrijë moshën 70 vjeç janë 1 në 200. Sidoqoftë, këto të dhëna nuk reflektojnë terapi potenciale të cilat përdorin qelizat staminale dhe të cilat mund të zhvillohen në të ardhmen2.

    2Nietfeld, J. J., et al. “Lifetime probabilities of hematopoietic stem cell transplantation in the US.” Biol Blood Marrow Transplant 14.3 (2008): 316-22. Print.