Cryo-Save logo CryoSave

Termat dhe Kushtet

CryoSave ju uron mirëseardhjen në faqen tonë të internetit. Ky dokument përmban informacion shumë të rëndësishëm rreth termave dhe kushteve të cilat udhëheqin përdorimin prej jush të kësaj faqje interneti. Lutemi, lexoni me kujdes informacionin në vazhdim. Përmes hyrjes në këtë site dhe në secilën faqe të tij, ju bini dakord të jeni përgjegjës sipas termave dhe kushteve të mëposhtme. Nëse ju nuk bini dakord të jeni përgjegjës sipas këtyre termave dhe kushteve, ju lutem dilni tani prej kësaj adrese interneti.

Kufizime mbi Përdorimin dhe Pronësia

Të gjitha faqet brenda kësaj adrese interneti janë pronë e CryoSave dhe/ose kompanive vartëse apo bashkëpunëtore të saj. Përmbajtja në këtë adresë interneti është ofruar vetëm për qëllime informimi. Ju mund ta përdorni këtë adresë interneti vetëm për përdorimin tuaj personal, jo-tregëtar dhe nuk mund ta përdorni atë për të përfituar material, të dhëna, ose informacion për qëllime të përfitimit të avantazhit konkurrues. Si një kusht për përdorimin e kësaj adrese interneti prej jush, ju na garantoni ne se ju nuk do ta përdorni adresë për ndonjë qëllim i cili është i paligjshëm ose i ndaluar prej këtyre termave dhe kushteve. Nëse ju shkelni ndonjë prej këtyre termave dhe kushteve, autorizimi juaj për të përdorur këtë adresë internet përfundon, automatikisht, dhe ju duhet që menjëherë të shkatërroni çdo material të shkarkuar ose të printuar prej tij. Përmbajtja e adresës së internetit, përfshirë tekst, foto, audio, dhe video, nuk mund të shpërndahet, modifikohet, riprodhohet, ose përdoret në tërësi ose pjesërisht, pa marrë më parë pëlqimin me shkrim, përveçse ju mund të shkarkoni përmbajtje prej adresës së internetit në çdo kompjuter personal vetëm për përdorimin tuaj personal, jo-tregëtar, duke marrë të mirëqenë se, ju do të mbani të paprekura të gjitha të drejtat e autorit, markat tregëtare dhe njoftime të tjera të pronësisë. Për qëllime të këtyre termave dhe kushteve, çdo përdorim i këtyre materialeve në ndonjë adresë tjetër interneti ose mjedisi rrjetesh kompjuterike për çdo qëllim është i ndaluar. Ju nuk mund të bëni kopje të asnjë materiali në këtë adresë interneti për ndonjë qëllim tregëtar. Ne ruajmë çdo dhe të gjitha të drejtat të cilat nuk ju janë dhuruar, shprehimisht, sipas këtyre termave dhe kushteve.

Njoftimi i Markave Tregëtare

CryoSave dhe www.cryo-save.com janë markat tona tregëtare dhe marka të shërbimit.

Jo Këshilla Mjekësore

Kjo adresë interneti nuk ofron këshilla mjekësore! Asgjë prej atyre që ju mund të mësoni në këtë adresë interneti nuk mund të konsiderohet si një këshillë mjekësore. Ju duhet të jeni të ndërgjegjshëm se përmbajtja që ne ofrojmë është për informacion të përgjithshëm dhe vetëm për qëllime edukative dhe nuk mund të përdoret për diagnostikimin apo trajtimin e problemeve shëndetësore apo të sëmundjeve. Ajo nuk është një zëvendësues i kujdesit profesional. Informacioni që ju merrni prej kësaj adrese mund të jetë i papërshtatshëm për vetë gjendjen tuaj, ose ai mund të keqinterpretohet. Ne nuk mbajmë asnjë përgjegjësi për mënyrën se si ju e përdorni informacion e marrë prej kësaj adrese. Gjithashtu, lutemi kini parasysh se megjithëse ne përpiqemi ta mbajmë të përditësuar informacionin që ne japim, informacioni mjekësor ndryshon me shpejtësi, dhe disa informacione mund të jenë të vjetëruara. Ju nuk duhet ta quani publikimin e ndonjë përmbajtje në këtë adresë interneti si një deklarim të bërë prej nesh të këndvështrimeve të shprehura këtu, ose si një garanci të ndonjë strategjie, rekomandimi, trajtimi, terapie, ose veprimi të sugjeruar ose përshkruar prej autorit të përmbajtjes. Për këshilla rreth gjendjes suaj vetjake, pyesni mjekun tuaj ose ofrues të tjerë të kujdesit shëndetësor!

Privatësia

Të dhënat e regjistrimit dhe informacioni tjetër i caktuar rreth jush është subjekt i politikës sonë mbi privatësinë.

Abdikimi i Garancisë

Kjo adresë interneti, përfshirë çdo përmbajtje apo informacion të përmbajtur në të ose në shërbime të lidhura me adresën, është i ofruar mbi baza të “siç është ” dhe “siç është e disponueshme”. CryoSave, shprehimisht, abdikon të gjitha përfaqësimet dhe garancitë e çdo lloji, qoftë të shprehura ose të nënkuptuara, duke përfshirë, por duke mos u kufizuar vetëm në, garancitë e nënkuptuara të tregëtisë, përshtatshmërisë për një qëllim të caktuar, dhe jo -shkelëse. Ju merrni përsipër përgjegjësi të plota dhe rrezikun për përdorimin prej jush të kësaj adrese internet, shërbimeve të lidhura me këtë adresë internet, dhe adresat e tjera internet të lidhura me të. Asnjë informacion verbal ose me shkrim apo këshillë e dhënë prej nesh apo prej përfaqësuesve tanë të autorizuar nuk do të përbëjë një garanci ose, në një mënyrënuk do të rrisë objektin e kësaj garancie. CryoSave nuk garanton saktësinë, përshtatshmërinë ose plotësinë e informacionit dhe materialeve dhe, shprehimisht, abdikon të gjitha përgjegjësitë për gabime ose mosveprime në këtë informacion apo materiale. Ne nuk kryejmë përfaqësime apo japim garanci se përdorimi i kësaj adrese interneti nuk do të jetë i pandërprershëm ose pa gabime. Ju jeni vetë përgjegjës për të marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar që çdo përmbajtje që ju mund të merrni prej kësaj adrese interneti është e çliruar prej viruseve dhe kodeve të tjera, potencialisht, shkatërruese për kompjuterin.

Kufizimi i Përgjegjësisë

Ne, bashkëpunëtorët tanë, furnitorët, dhe palë të tjera të treta, të përmendura në këtë adresë interneti, nuk jemi përgjegjës dhe as nuk mbajmë përgjegjësi për ndonjë dëm të drejtëpërdrejtë ose jo-të drejtpërdrejtë, aksidental, rrjedhues, special, shembullor, ndëshkues, ose të tjera dëme të çfarëdolloji (përfshirë, pa kufizim, ata që rezultojnë prej humbjeve të fitimit, të dhënave të humbura, ose ndërprerjes së biznesit) të ndodhura prej, ose të lidhura, në një mënyrë, me adresën e internetit, shërbime a produkte të lidhura me adresën e internetit, përmbajtje a informacion i përmbajtur në adresën e internetit, dhe/ose ndonjë adresë interneti e lidhur, qoftë bazuar në garanci, kontratë, gabim, ose ndonjë teori tjetër ligjore dhe qoftë ose jo e njoftuar për mundësinë për dëme të tillë. Zhdëmtimi juaj i vetëm për pakënaqësinë e shkaktuar duke përdorur këtë adresë internet, shërbime të lidhura me adresën e internetit, dhe/ose adresa internet të lidhura me të, është, vetëm të ndaloni së përdoruri adresën dhe/ose ato shërbime. Në disa juridiksione nuk lejohet përjashtimi ose kufizimi i dëmeve aksidentale ose për rrjedhojë, kështu që kufizimi i mësipërm ose përjashtimi nuk mund të aplikohet tek ju.

Saktësia dhe Integriteti i Informacionit

Megjithëse ne përpiqemi të sigurojmë integritetin dhe saktësinë e adresës së internetit, ne nuk japim garanci të çfarëdolloj natyre për sa i takon saktësisë dhe përpikmërisë së adresës së internetit. Është e mundur që adresa e internetit të përfshijë gabime tipografike, pasaktësi dhe gabime të tjera, dhe se, shtesa të paautorizuara, prishje dhe ndryshime mund të jenë bërë në në adresën e internetit prej palëve të treta. Në rastin kur shfaqet një pasaktësi, lutemi na informoni në mënyrë që ajo të korrigjohet. Informacioni i përmbajtur në adresën e internetit mund të ndryshohet dhe të përditësohet pa dhënë njoftim.

Lidhje me Adresa Interneti të tjera

Kjo adresë internet mund të përmbajë lidhje me adresa internet të palëve të treta. Këto lidhje janë dhënë për lehtësi. Ne nuk bëjmë përfaqësime të asnjë lloj natyre rreth ndonjë adrese tjetër interneti tek e cila ju mund të hyni përmes kësaj adrese. Ju e kuptoni se është diçka që nuk varet prej nesh dhe se ne nuk kemi kontroll mbi përmbajtjen e asaj adrese interneti. Në shtesë të kësaj, një hyperlink me një adresë tjetër nuk do të thotë se ne vërtetojmë ose pranojmë ndonjë përgjegjësi për përmbajtjen, ose përdorimin, e adresës së lidhur. Varet prej jush që të merrni masat për të siguruar që çfarëdo që ju zgjidhni për përdorim prej jush ose për shkarkim të jetë e çliruar prej artikujsh të tillë si viruse, worms, Trojan horses, dhe artikuj të tjerë me natyrë shkatërruese. Nëse ju vendosni të hyni në ndonjë prej faqjeve të palëve të treta të lidhura me këtë adresë internet, ju mund ta bëni këtë duke mbajtur, tërësisht, vetë, parasysh rrezikun.

Hyperlink që të çojnë tek kjo Adresë Interneti

Persona që ndërtojnë faqje të tjera internet, natyrisht, që munden ti lidhin me ndonjë prej faqjeve të kësaj adrese interneti. Sidoqoftë, ju nuk mund të kopjoni ndonjë prej materialeve të kësaj adrese në serverin tuaj Web për asnjë arësye. Gjithashtu, ju nuk mund të bëni lidhje të elementëve të izoluar në këtë adresë interneti (përfshirë fotografi, ilustrime, grafikë, butona, tekst, ose ndonjë element tjetër i çfarëdoshëm) për qëllime të vënies “në të njëjtën linjë” në kontekstin e faqeve të tjera në internet, ose për të lidhur elemente të tillë të izoluar me faqje të tjera interneti. Me fjalë të tjera, bëni lidhje me tërë faqen në këtë adresë internet ose mos bëni lidhje fare. Çdo lloj tjetër përdorimi do të përbëjë shkelje të së drejtës së autorit dhe mund t’ju bëjë ju subjekt të veprimeve ligjore.

E Drejta për të Ndryshuar Termat dhe Kushtet tona dhe Përmbajtjen e Adresës sonë Internet

Ne, ruajmë të drejtën për të bërë ndryshime dhe korrigjime në çdo kohë, pa dhënë njoftim,por nuk marrim asnjë angazhim për të bërë përditësim të informacionit të përmbajtur në këtë adresë interneti. Modifikimet do të postohen në adresën e internetit dhe përdoruesit, do të konsiderohet se janë të informuar për këtë dhe të lidhur me çdo ndryshim të kësaj adrese interneti. CryoSave mund të kryejë ndryshime në produktet dhe/ose shërbimet e përshkruara në këtë adresë internet në çdo kohë.