Cryo-Save logo CryoSave

Çfarë bëjmë ne

Depozitoni qelizat staminale me liderët e industrisë CryoSave.

Video e CryoSave Shih Videon!

Përse?

Pasi ne jemi ekspertë në mbledhjen, përpunimin dhe depozitimin e qelizave staminale adulte njerëzore, me mbi 10 vjet eksperiencë në depozitimin privat në bankë të kordonit. Ne merremi me ruajtjen e dy llojeve të qelizave staminale:

  • Qeliza staminale hematopoietike, të përftuara prej gjakut të kordonit kërthizor dhe
  • Qeliza staminale mezenchymale, të përftuara prej indit të kordonit kërthizor

Në ndjekje të mbledhjes së suksesshme në momentin e lindjes, qelizat staminale transportohen në kushte të sigurta për tek njëri nga laboratorët tanë të fjalës së fundit të shkencës për përpunim përpara se ato të vendosen në ngrirje përmes një procesi të kontrolluar dhe më tej të depozitohen në një temperaturë më të ulët se -170ºC. Mostrat mbahen të sigurta në stabilimentin tonë të përpunimit të gjakut të kordonit të fjalës së fundit të shkencës dhe më tej depozitohen për deri në 25 vjet.

Nëse ju i ruani qelizat staminale me ne, ato janë tuajat për të patur akses në çdo kohë, nëse do t’ju nevojiten. Tashmë është vlerësuar se qelizat staminale mund të përdoren në trajtimin e më shumë se 70 sëmundjeve.

CryoSave garanton standardet më të larta të cilësisë për të gjitha aspektet e proçesit. Transportimi, përgatitja dhe siguria e qelizave staminale të gjakut të kordonit të foshnjës suaj merret përsipër prej profesionistëve të përkushtuar dhe të kualifikuar.

Gjithçka ne bëjmë është e bazuar në standardet më të rrepta shkencore dhe industriale që rrethojnë depozitimin e qelizave staminale. Angazhimi ynë ndaj ekselencës dhe zhvillimit shkencor e gjen pasqyrimin e tij në përkushtimin dhe profesionalizmin e punonjësve tanë, me vite eksperiencë në depozitimin në bankë të kordonit. Me mbi 100 mostra të lëshuara tashmë për trajtim ose për qëllime kërkimi, ne, me sa duket, duhet të jemi duke bërë diçka në mënyrën e duhur!

Depozitojini qelizat staminale në Bankën e Gjakut të Kordonit CryoSave!