Cryo-Save logo CryoSave

Ekipi Ynë Mjekësor

Porosit Paketën me Informacion! Kliko Këtu!

  • Ekipi Ynë Mjekësor

    Ekipi Ynë Mjekësor

    Operacionet e CryoSave janë të përforcuara prej njohurive të fuqishme mjekësore në sajë të një rrjeti mjekësh dhe profesionistësh mjekësorë të përkushtuar për mbështetjen e aktivitetit tonë. Sejcili dhe çdokush prej stafit tonë mjekësor beson se qelizat staminale që ne ruajmë për ju do të kontribuojnë në mënyrë domethënëse, në të ardhmen e afërt, në trajtimin e një numri në rritje të sëmundjeve.

  • Danica Alacka, MD

    Danica Alacka, MD

    Danica Alacka, MD, (Maqedoni) e ka marrë diplomën e saj të Mjekësisë prej Universitetit të Shkupit,Maqedoni. Dr.Alacka është zgjedhur si “Mjeku më i mirë i vitit” prej Urdhërit të Mjekëve të Maqedonisë. Ajo ka një bagazh të shkëlqyer në mjekësi dhe një interesim të fortë në mjeksinë qelizore e rigjeneruese.
  • Dr Jacobus Pepler, MD

    Dr Jacobus Pepler, MD

    Dr Jacobus Pepler, MD, (Afrikë e Jugut) është Këshilltari ynë Mjekësor në Afrikën e Jugut. Dr. Pepler ka praktikuar mjekësinë për 22 vite me një interesim të veçantë në Anestezi dhe Kirurgji. Ai gjithashtu ka patur arritje domethënëse në karrierën e tij komerciale dhe ka publikuar mjaft artikuj pranë revistave prestigjioze mjekësore. Dr. Pepler e ka marrë diplomën Bachelor në Mjekësi dhe Bachelor në Kirurgji prej Stellenbosch në 1980 dhe ka përfunduar Masterin në Administrim Biznesi në 1998.
  • Assen Pachejieff, MD

    Assen Pachejieff, MD

    Assen Pachejieff, MD, (Bullgari) është një mjek dhe një linguist i talentuar, dhe që flet jo më pak se pesë gjuhë. Ai është aktualisht menaxheri për vendin i CryoSave Bullgari. Ai ka publikuar mjaft artikuj dhe ka kontribuar në një sërë publikime të tjera mjekësore. Në mënyrë të përditshme, Dr.Assen është i përfshirë në zhvillimin e biznesit për tregun Bullgar.

  • Stefano Grossi, MD, PhD

    Stefano Grossi, MD, PhD

    Prof. Dr. Stefano Grossi, MD, PhD, (Itali) është një mjek i specializuar në gjinekologji dhe obstetrikë dhe në embriologjinë e njeriut. Që prej vitit 1988, vit i themelimit të saj, Profesor Grossi ka qenë një prej anëtarëve të Shoqatës së Kërkuesve Shkencorë për Riprodhimin Njerëzor. Profesor Grossi ka publikuar një numër të madh studimesh klinike në revista mjekësore kryesore ndërkombëtare, të specializuara në fushën e shterpësisë. Puna e tij i ka hapur rrugën për ICSI dhe ka rezultuar me një sukses të jashtzakonshëm në trajtimin e Oligo-asthenospermisë të formës së rëndë.
  • Roxana-Anca Macrin, MD

    Roxana-Anca Macrin, MD

    Roxana-Anca Macrin, MD, (Rumani) mban një diplomë në mjekësi dhënë prej Universitetit Mjekësor të Bukureshtit. Dr.Roxana-Anca ka marrë pjesë në mjëft kurse të lidhura me qelizat staminale dhe inxhinierinë e indeve. Ajo ka mjaft eksperiencë në industrinë e shërbimeve mjekësore.
  • Markus Riek, MD

    Markus Riek, MD

    Markus Riek, MD, (Zvicër) është i specializuar në mjekësinw e brendshme. Specializimet e tij ai i fitoi pranë Inselspital (Bernë) dhe Spitalit Hammersmith (Londër), në endokrinologji dhe diabetologji. Ai ka mbi vete një përvojë të zgjeruar në fushën e depozitimit në banka të gjakut të kordonit kërthizor.
  • Sally Snyman, MD

    Sally Snyman, MD

    Sally Snyman(Sennitt), MD, FRCA, (Angli) është e kualifikuar si doktore në mjekësi prej Universitetit të Londrës dhe e specializuar në anesteziologji(FRCA, Londër). Ajo ka punuar në anestezinë klinike në Mbretërinë e Bashkuar, Zvicër dhe Afrikën e Jugut dhe gjithashtu ka përvojë në çështjet rregullatore dhe menaxhimin e cilësisë brenda fushës së pajisjeve mjekësore si në Europë ashtu dhe në SHBA. Ajo ka qenë personi përgjegjës për aktivitetin e laboratorit të CryoSave në Belgjikë që prej Tetorit 2009.

  • Elena Nikiphorou, MBBS

    Elena Nikiphorou, MBBS

    Elena Nikiphorou, MBBS, BSc (Hons) MRCP, ka përfunduar studimet e larta në University College London(UCL) në 2004 dhe është aktualisht në vitin e saj të fundit të Trajnimit në Reumatologji në Spitalin Universitar të Kembrixhit. Ajo fitoi nje Vlerësim të Klasit të Parë për në Diplomën e saj Bachelor në Fiziologji në 2002, si edhe një Çmim prej Shoqatës Britanike të Farmakologjisë dhe një Bursë Mirëseardhje për Kërkimet e saj për Diplomën Bachelor mbi Receptorët Mineralokortikoidë. Ajo plotësoi një rotacion të ndryshëm mjekësor si një mjeke e re në mjaft Spitale Universitare të Londrës përpara se të ndiqte një karrierë të sajën në Reumatologji. Interesi i saj në kërkimin shkencor ka qenë fokusuar mbi dëmtimet strukturore në Artritet Reumatoide dhe ka ndërmarrë kërkime dy vjeçare mjekësore pranë UCL. Ajo, gjithashtu, ka një interes të lidhur ngushtë me Edukimin Mjekësor dhe ka fituar një Çertifikatë të nivelit Pasuniversitar në Edukim Mjekësor prej Universitetit të Dundee (2011).
  • Marcin Jurga, PhD

    Marcin Jurga, PhD

    Marcin Jurga, Doktor i Shkencave Mjekësore (PhD) (Poloni), aktualisht është në pozicionin e Menaxherit të Kërkimit dhe Zhvillimit të CryoSave, i vendosur pranë laboratorit pararojë në Niel, Belgjikë. Marcin Jurga u diplomua në Universitetin e Varshavës në Poloni dhe mori titullin e Doktorit të Shkencave në Institutin e Kërkimeve Mjekësore të Akademisë Polake të Shkencave. Marcin është specializuar për mbi 10 vite në neurobiologji, qelizat staminale adulte, inxhinierinë e indeve, mjekësinë rigjeneruese dhe diferencimin e qelizave staminale. Marcin ka një listë të gjatë rekordesh të publikimeve shkencore me më tepër se 20 artikuj ‘peer-reviewed’, 2 kapituj librash dhe mbi 60 prezantime përfshirë leksione si i ftuar. Marcin Jurga ka eksperiencë në menaxhimin e projekteve kërkimore me disa qendra dhe përgatitjen e provave klinike në mjekësinë rigjeneruese me qeliza staminale. Marcin ka fituar mjaft tituj prestigjiozë p.sh. çmimin e vitit 2008 nga Kryetari i Këshillit të Ministrave të Polonisë; Një pagë fillestare për Shkencëtarët e Rinj më të Mirë Polak të akorduar prej Fondacionit Polak për Shkencën në 2007 dhe një numër bursash ndërkombëtare(p.sh. NIH, IBRO, FENS, ESTIV). Marcin është një anëtar i bordit vlerësues të një sërë revistave shkecore dhe komiteteve të dhënies së granteve.