Cryo-Save logo CryoSave

Misioni Ynë


Flisni me një ekspert! Na telefononi në +355 4450 4797

Misioni:

CryoSave do që të bëhet e njohur dhe e pranuar si një qendër globale e ekselencës në depozitimin e qelizave staminale adulte dhe indeve për aplikime terapeutike.

Vizioni:

CryoSave ka besimin se qelizat staminale adulte do të kontribuojnë në mënyrë thelbësore, në një të ardhme të afërt, në praktikat e trajtimit mjekësor të një numri në rritje të sëmundjeve dhe në terma afatgjata, do të rrisë në përgjithësi, pritshmëritë për shëndetin.

Transparenca e vlerave të Korporatës:

CryoSave ju ofron të gjithë aksionerëve, profesionistëve të shëndetit dhe klientëve të saj, një vështrim gjithëpërfshirës mbi hapat e përfshira në përpunimin dhe depozitimin e qelizave staminale dhe nismat janë të organizuara në mënyrë të rregullt për të hapur dyert e laboratorëve të ndaj vizitorëve nga e gjithë bota (shihni, gjithashtu, www.cryo-save.com/labs). Transparencë, gjithashtu, do të thotë edhe të dhëna financiare të disponueshme për të gjithë: duke qenë një kompani e listuar në bursë, CryoSave është e monitoruar rregullisht përmes rregullatorëve financiarë dhe çdo tremujor lëshohen raporte publike.

Ekspertizë profesionale:

Me më tepër se 12 vite të aktivitetet të ruajtjes në ngrirje të thellë, CryoSave i ofron klientëve dhe profesionistëve njohuritë më të mira në depozitimin e qelizave staminale. Për të garantuar cilësinë më të mirë, kompania i ofron të gjithë punonjësve të saj trajnim mbi baza të rregullta dhe një informacion të përditësuar. Stabilimentet e depozitimit të CryoSave janë të pajisura me aparatura të fjalës së fundit të shkencës, të menaxhuara prej ekipeve të shkencëtarëve dhe biologëve me kualifikime specifike.

Kujdesi ndaj klientit:

Për CryoSave, tejkalimi i pritshmërive të klientëve është një objektiv kryesor. E pranishme në 40 shtete, aty gjenden 40 ekipe të cilët asistojnë të gjithë klientët e CryoSave me një mbështetje të personalizuar. Prania ndërkombëtare dhe multikulturore i mundëson kompanisë që të ketë një mirëkuptim nga mjaft afër të nevojave në nivel lokal. Meqenëse depozitimi i qelizave staminale të foshnjave është një mundësi kaq e çmuar, CryoSave siguron se do të mbetet profesionale por me një parqasje të personalizuar në të gjitha hapat e shërbimit të saj.

Përgjegjshmëria sociale dhe edukimi:

CryoSave ka synim të shtrijë njohuritë rreth qelizave staminale në mes njerëzve: programe edukimi për profesionistët mjekësore dhe trajnime specifike për klientët organizohen në mënyrë të vazhdueshme. Këto aktivitete përfshijnë shkencëtarë dhe ekspertë nga kjo industri për të ofruar informacionin më të përditësuar mbi aplikimet e në ditët e sotme dhe një vështrim mbi perspektivat në të ardhmen. Në vijim, CryoSave iu ofron familjeve një histori të sëmundjeve specifike të përfshira në Programin e Depozitimit falas të Dhurimit Familjar:CryoSave do të përpunojë dhe depozitojë mostrën e gjakut të kordonit të foshnjës, përderisa të nevojitet, pa pagesë për familjen në rrezik.

Misioni Ynë, Vizioni dhe Vlerat

Themeluar në vitin 2000, CryoSave ka ruajtur në ngrirje të thellë mostra prej mbi 70 shteteve në të gjashtë kontinentet, me stabilimente ultra-moderne të përpunimit dhe depozitimit në Belgjikë, Gjermani, Dubai, Indi dhe Afrikën e Jugut