Cryo-Save logo CryoSave

Partneritetet dhe Sigurimet

Prezantojini Promocionin një miku! Kliko Këtu!

  • Qendra Gjermane e Zemrës, Berlin

    Në bashkëpunim me Qendrën Gjermane të Zemrës në Berlin, CryoSave i ofron fëmijëve të lindur me probleme kardiake mundësinë për të marrë pjesë në programin e depozitimit falas të qelizave staminale. Nëse dëshironi të mësoni më tepër, lutemi kontaktoni linjën tonë telefonike ose Profesor Christoph Stamm në Qendrën Gjermane të Zemrës.

    Vizitoni Faqen Ueb
  • ITERA

    CryoSave është një prej anëtarëve themelues të The ITERA (International Tissue Engineering Research Association-Shoqata Ndërkombëtare e Kërkimeve të Inxhinierimit të Indeve) Forumit të Shkencave të Jetës, një forum ndërkombëtar i shkencëtarëve të specializuar në qelizat staminale, inxhinierimit të indeve dhe mjekësisë rigjeneruese. Bordi ndërkombëtar i Forumit të Shkencave të Jetës ITERA është i përbërë prej kërkuesish shkencorë dhe mjekësh prej universiteteve, spitaleve universitare, instituteve të qelizave staminale dhe atyre kërkimore dhe kompanive të bioteknologjisë. Seminari ndërkombëtar i përvitshëm i Forumit të Shkencave të Jetës ITERA i përkushtohet zhvillimeve më të fundit në kërkimet rreth qelizave staminale.

    Vizitoni Faqen Ueb
  • HYPERLAB

    Komisioni Europian ka financuar dhe ka lançuar projektin HYPERLAB, ku CryoSave bashkëpunon me shtatë universitete dhe institute kërkimore. Ky është një projekt trivjeçar, i cili ka si synim të zhvillojë metoda të reja dhe të përmirësuara të kulturimit, media dhe protokolle për kultivimin e qelizave staminale dhe diferencimin e tyre. Ne jemi e vetmja bankë e gjakut të kordonit kërthizor në Europë e cila merr pjesë në këta projekte të përparuara – duke pasqyruar kështu si pozitën tonë prej lideri të tregut ashtu edhe angazhimin tonë ndaj zhvillimit të kërkimeve rreth qelizave staminale.

    Vizitoni Faqen Ueb