Cryo-Save logo CryoSave

Procesi Ynë

Ruajeni gjakun e kordonit me ne!

Sapo të keni vendosur t’i ruani qelizat staminale të foshnjës suaj me CryoSave ju mund të kërkoni një paketë informuese, të plotësoni dokumentacionin që gjendet brenda saj, të nënshkruani kontratën dhe më pas ta ktheni tek ne. Një mënyrë tjetër është që ju, thjesht, ta porositni online. Më tej, konsultohuni me spitalin a klinikën ku ju keni planifikuar të lindni foshnjën tuaj dhe të pyesni rreth ruajtjes në bankë të gjakut të kordonit dhe mbledhjes së indit të kordonit. Kini parasysh se sa më shpejt që ju të vendosni aq më shumë kohë do të keni në dispozicion për të mbledhur informacionin e duhur rreth procedurës së mbledhjes në mënyrë që ju ta ruani gjakun e kordonit në mënyrë efiçiente dhe pa komplikime.

Para lindjes

Ju do të merrni kitin tonë të mbledhjes i cili i mundëson mjekut ose mamisë suaj që të mbledhë gjakun e kordonit kërthizor dhe/ose indin e kordonit kërthizor. Sigurohuni që ta merrni atë me vete kur të shkoni për në klinikën ku do të lindni dhe që të informoni stafin mjekësor lidhur me mbledhjen që dëshironi të kryeni, duke e bërë kështu ruajtjen në bankë të qelizave staminale të lehtë dhe efiçiente.

Menjëherë pas lindjes

Mostra do të tërhiqet prej një shërbimi korrier të çertifikuar ndërkombëtarisht dhe do të dërgohet për përpunim pranë stambilimentit tonë të fjalës së fundit të shkencës. Në këtë moment, ne gjithahshtu kryejmë edhe atë që është e njohur si testimi serologjik i nënës – një kërkesë ligjore kjo dhe e nevojshme për të qenë në përputhje me trupa akreditues të caktuar si AABB dhe FACT.

Gjaku mblidhet sipas procedurës standarde të mbledhjes prej nënës në ditën e lindjes dhe dërgohet sëbashku me mostrën e gjakut/indit të kordonit për në bankën e indeve të CryoSave në Zutphen. Mostra e gjakut do të testohet në mënyrë të detyrueshme për Virusin e Imunodefiçiencës Njerëzore 1 dhe 2 (HIV-1 dhe HIV-2), Virusin e Hepatitit B(HBV), Virusin e Hepatitit C(HCV), Virusin Human T-Limfotropik Tipi 1(HTLV-1) dhe për Sifilizin.

Kryerja e këtyre testeve do të thotë arritje e një mbrojtje të shëndetit të njeriut në një nivel më të lartë. Parandalimi dhe transmetimi i mundshëm i sëmundjes prej nënës tek foshnja mund të jetë kështu më e lehtë të zbulohet dhe në këtë mënyrë të zvogëlohet rreziku nëse sëmundja(et) është(janë) të pranishme.

Përpunimi i mostrës dhe depozitimi

Në laboratorin tonë, mostra, do të përpunohet, ekzaminohet dhe përgatitet për depozitimin e qelizave staminale. Juve do t’ju lëshohet një çertifikatë me një numër unikal i cili korrespondon me qelizat staminale të foshnjës suaj.

Një element kritik në çdo transplantim të qelizave staminale është numri i qelizave staminale të transplantuara tek pacienti.  Për sa i takon aplikimeve aktuale, të cilat janë kryesisht lidhur me çrregullimet e gjakut dhe ato të lidhura me gjakun, qelizat staminale të nevojitura janë, përafërsisht, 20-35 Milion Qeliza Totale të Bërthamizuara(TNC) për kilogram peshë trupore.  Sidoqoftë, numri i qelizave të përftuara gjatë procesit të mbledhjes mund të bjerë më poshtë se këta kufij, çka do të thotë se mostra mund të mos jetë e vlefshme për t’u përdorur në trajtime. Në të tilla raste vendimi për të vijuar me depozitimin e tyre do të jetë plotësisht i juaji. CryoSave monitoron dhe merr pjesë në provat klinike më të fundit, si një përpjekje e saj për të siguruar që në të ardhmen, të mund të ‘vilet’ numri optimal i qelizave prej të gjitha mostrave – edhe në rastet e atyre që bien nën këta kufij.

Mbani mend se mbledhja e gjakut të kordonit kërthizor dhe indit të kordonit është një procedurë mbledhjeje jo-invazive dhe pa asnjë rrezik. Ajo është e lehtë, merr vetëm pak minuta kohë dhe është krejtësisht e padëmshme si për nënën ashtu dhe për foshnjën. Mbledhja nuk ndërhyn aspak në procesin normal të lindjes.