Cryo-Save logo CryoSave

Se Cilët Jemi

Hapat për t'i Ruajtur! Kliko Këtu!

Më shumë se 250,000 mostra

CryoSave Banka Private e Kordonit, me më shumë se 250,000 mostra të ruajtura, është banka familjare lider në Europë e qelizave staminale

Ne jemi të akredituar si Stabiliment i Licensuar Organesh & Indesh për mbledhjen, analizimin, përpunimin dhe ruajtjen e qelizave staminale prej gjakut të kordonit kërthizor dhe indit të kordonit.

E themeluar në vitin 2000...

E themeluar në vitin 2000, CryoSave, ka qenë aktive në industrinë e qelizave staminale për më tepër se 12 vjet. Profesionalizmi dhe ekspertiza jonë e krijuar prej një kohe të gjatë është e njohur prej komunitetit mjekësor dhe ne tashmë ofrojmë një shërbim ndërkombëtar në mbi 40 shtete në tri kontinente.

Mostra juaj ruhet e sigurtë përderi në një kohë të caktuar kur ajo mund t’ju nevojitet. Me kërkesën dhe pëlqimin e plotë të prindërve, mjaft mostra janë lëshuar tashmë prej stabilimenteve tona me qëllimin për trajtime mjekësore.

Të zgjedhësh CryoSave do të thotë:

  • Cilësi: Ne garantojmë standardet më të larta të cilësisë në terma të transportit, përpunimit dhe sigurisë së qelizave staminale të ruajtura të foshnjës suaj kur depozitohet në bankë gjaku i kordonit. Një sërë mostrash prej CryoSave janë përdorur me sukses në transplantimet e qelizave staminale, një tjetër arësye kjo për të depozituar në bankë qelizat staminale.
  • Ekspertizë profesionale: me më shumë se 12 vjet aktivitet në ruajtjen në ngrirje të thellë, me mbi 20 mjekë dhe 40 teknikë laboratori, ne, jemi banka e qelizave staminale më me eksperiencë në Europë duke kuptuar kështu nevojën për të ruajtur gjakun e kordonit.
  • Depozitim i dyfishtë: Ne përdorim një sistem të dyfishtë depozitimi, çka do të thotë se qelizat staminale ruhen në mënyrë të pavarur në dy konteinerë të veçuar për më shumë siguri. Kjo praktikë ka përfitimin e shtuar të rritjes së opsioneve terapeutike, sepse ne nuk na duhet të lëshojmë të tërë mostrën për kërkime ose për trajtim. Ne kështu zgjerojmë dobishmërinë e secilës mostër që ne mbajmë në ruajtje.
  • Akreditime: Ne jemi zyrtarisht të akredituar si një Stabiliment i Liçencuar Organesh & Indesh prej Farmatec të Ministrisë Hollandeze të Shëndetësisë dhe autoritetit rregullator të Belgjikës – FAGG(laboratori në Belgjikë), si edhe i çertifikuar me ISO (laboratorët në Belgjikë dhe Indi), AABB (laboratorët në Dubai dhe Indi), dhe WHO GMP (laboratorët në Belgjikë dhe Indi).
  • Kërkime shkencore:CryoSave mbështet kërkimet shkencore të nivelit të lartë dhe bashkëpunon me universitete lider, mjekë dhe shkencëtarë të qelizave staminale.

Ne kujdesemi për familjet dhe fëmijët

CryoSave është në mënyrë të vazhdueshme në përpjekje për të përmirësuar shërbimet e veta dhe për të ofruar udhëzimet më të mira të mundshme për klientët e saj, komunitetin mjekësor dhe publikun në përgjithësi. Në sajë të programit të saj të Përgjegjshmërisë Sociale të Korporatës, ne i inkurajojmë të gjithë punonjësit tanë të ndërmarrin aksione që kanë një impakt pozitiv mbi komunitetet e tyre lokale. Në shtesë të kësaj, CryoSave, lançoi në 2012, Bordin e Prindërve. Ky program i jep prindërve mundësinë që të vizitojnë laboratorët e CryoSave dhe të mësojnë më shumë rreth bankës tonë familjare të qelizave staminale. Kjo është një nismë unikale për të krijuar ndërveprim midis kompanisë dhe klientëve të saj dhe një mënyrë për të përforcuar transparencën e organizatës, duke dhënë një vështrim të drejtëpërdrejtë në brendësi të punës së saj profesionale dhe objektivave afatgjata.

Për shumë vite, CryoSave, ka drejtuar me sukses Programin e saj falas të Dhurimit Familjar për familjet të cilat dëshirojnë të depozitojnë qelizat staminale prej gjakut të kordonit kërthizor të foshnjës së tyre për një anëtar të familjes të diagnostikuar me një sëmundje kërcënuese për jetën, të trajtueshme me anë të qelizave staminale. Mësoni më tepër këtu(lidhje).