Cryo-Save logo CryoSave

Stabilimentet Tona

CryoSave: stabilimente të fjalës
së fundit të shkencës për përpunimin dhe depozitimin

Porosit Paketën me Informacion! Kliko Këtu!

Ruajini qelizat staminale duke përdorur stabilimentet e fjalës së fundit të shkencës të përpunimit dhe depozitimit të CryoSave në Belgjikë, Gjermani, Dubai, Indi dhe Afrikën e Jugut. Ne përpiqemi të sigurojmë që të gjitha bankat tona të qelizave staminale të arrijnë standardet më të larta të cilësisë dhe të jenë të akredituara siç duhet. Të gjithë laboratorët e CryoSave janë të detyruar të arrijnë ose të tejkalojnë standardet ligjore të vendosura në nivel kombëtar ose ndërkombëtar.

Duke zgjedhur CryoSave për të ruajtur qelizat staminale, ju bëni një zgjedhje të duhur dhe të sigurtë. Për më shumë informacion rreth laboratorëve tanë, stabilimenteve dhe proceseve të depozitimit privat në bankë të qelizave staminale, ne ju ftojmë të vizitoni uebsitin e laboratorëve tanë në www.cryo-save.com/labs.

Ekspertiza e procesit dhe depozitimit

I tërë procesi që prej mbledhjes së mostrës e përmes transportimit, përpunimit, testimit, ngrirjes, depozitimit dhe lëshimit për nevoja të trajtimit mjekësor, është diçka e cila monitorohet dhe kontrollohet rreptësisht. Sistemi i Menaxhimit të Cilësissë së CryoSave është i strukturuar në përputhje me udhërrëfyesit e ISO 9001, AABB dhe FACT të cilët përdoren për të rregulluar bankat e kordonit kërthizor. Sistemi ynë i Menaxhimit të Cilësisë përdor teknika speciale të fjalës së fundit të shkencës për të siguruar gjurmueshmërinë e plotë që prej klientit e deri në stabilimentet e laboratorëve dhe të depozitimit.

Ne i përpunojmë të gjitha mostrat duke përdorur një sistem tërësisht të automatizuar dhe pas asnjë rrezik kontaminimi. Ky zvogëlim i volumit të gjakut të kordonit kërthizor përpara se ai të ruhet në ngrirje të thellë është dhe metoda e parapëlqyer e aplikuar prej pjesës dërmuese të bankave të gjakut të kordonit publike dhe private e familjare në mbarë botën. Për qëllime të transplantimeve të qelizave staminale hematopoietike, nevojiten vetëm qelizat(rruazat) e bardha të gjakut dhe ato përfaqësojnë dhe potencialin më të madh terapeutik. Teknika e përpunimit e automatizuar arrin gjithashtu të ruajë edhe qelizat staminale krejtësisht të pamaturuara të cilat kanë potencialin për trajtimin e sëmundjeve me natyrë jo-hematopoietike.

Mostra juaj mbahet në kushte sigurie të plotë përderi në kohën kur ajo mund t’ju nevojitet. Me kërkesën dhe pëlqimin e plotë të prindërve, mjaft mostra janë lëshuar tashmë prej stabilimenteve tona të depozitimit me qëllim trajtimet mjekësore.  Në disa raste, dhe gjithnjë me kërkesën dhe pëlqimin e plotë prej prindërve, ne, gjithashtu, kemi lëshuar mostra për qëllime kërkimore, duke provuar kështu se shtysa përpara e punës për zhvillimin e trajtimeve mjekësorë të së ardhmes është një element kryesor i biznesit të CryoSave.