Cryo-Save logo CryoSave

Vështrim i Përgjithshëm

Video e CryoSave Shih Videon!

about_overview_blurb.jpg

Që prej vitit 2000

Ne, në CryoSave, kemi që prej vitit 2000 që ruajmë qelizat staminale prej gjakut të kordonit kërthizor për familjet në mbarë botën.

Ne jemi banka familjare e qelizave staminale Lider në Europë, banka me rritjen më të shpejtë në botë dhe, në 2012, ne depozituam mostrën tonë të 200,000të. Në dallim nga mjaft konkurrentë tanët, ne kemi në pronësi të plotë tre laboratorë plotësisht të akredituar me pajisje të fjalës së fundit të shkencës, me një personel me ekspertizë e njohuri teknike të tilla që garantojnë se mostra juaj është në duar të sigurta.

Lexoni më shumë

Siguri

Mostra juaj mbahet në siguri përderi në kohën kur mund t’ju nevojitet ajo. Me kërkesën dhe pëlqimin e plotë dhënë prej prindërve, mjaft mostra janë lëshuar tashmë prej stabilimenteve tona për trajtim mjekësor.

Biznesi ynë

Themeluar në vitin 2000, CryoSave, tashmë, operon në 40 shtete, përgjatë tri kontinenteve(Europë, Azi dhe Afrikë) dhe është e listuar në Bursën Hollandeze të Aksioneve. Laboratori i saj pararojë, i fjalës së fundit të shkencës është i vendosur në Niel, Belgjikë.

Stabilimentet tona

CryoSave përpiqet shumë të sigurojë që të gjitha stabilimentet e saj të arrijnë standardet më të larta të mundshme.

Punonjësit tanë

CryoSave ka të punësuar pothuaj 300 vetë përgjatë grupit, përfshirë mjaft profesionistë mjekësorë dhe teknikë laboratori.

Shërbimet tona

CryoSave ofron dy shërbime kryesore: Depozitimin e qelizave staminale prej gjakut të kordonit kërthizor dhe qelizat staminale prej indit të kordonit kërthizor.