Cryo-Save logo CryoSave

Video e CryoSave Shih Videon!

Ruajtja e Qelizave Staminale prej gjakut të kordonit kërthizor

  • Depozitimi i gjakut të kordonit kërthizor
  • Kiti i Mbledhjes i ofruar
  • Ruajtur duke përdorur teknologji të fjalës së fundit të shkencës
  • Përpunim i menjëhershëm
  • Konservuar në një temperaturë nën -170°C në ruajtje në ngrirje të thellë
  • Identifikim unikal i mostrës
  • Depozitim deri në njëzetepesë vjet

Qelizat staminale të gjakut të kordonit kërthizor mblidhen në momentin kur pritet kordoni I cili lidh nënën me foshnjën. Mbledhja është e lehtë, përfundon brenda pak minutash dhe është krejtësisht e padëmshme si për nënë ashtu dhe për foshnjën. Ajo nuk ndikon aspak në sekuencat e natyrshme të lindjes dhe në dallim prej mbledhjes së qelizave staminale prej adultëve, ajo nuk kërkon asnjë procedurë invazive.

Menjëherë pas kësaj, gjaku i kordonit kërthizor, tërhiqet nga një shërbim korier i çertifikuar ndërkombëtarisht dhe menjëherë dërgohet pranë stabilimentit tonë të përpunimit. Aty, ai do të kontrollohet dhe përgatitet për depozitim.

Procesi për përcaktimin e sasisë dhe cilësisë së qelizave staminale kryhet duke përdorur teknologji të fjalës së fundit të shkencës. Ato, më tej, ndahen në dy konteinerë dhe depozitohen në një temperaturë nën -170°C në fazën e gaztë të azotit të lëngshëm, në dy vende fizikisht të veçuara, për një siguri të shtuar.

Në rast se sasia e gjakut të kordonit të mbledhur nuk përputhet me kërkesat minimale, ne do t’ja lëmë në dorë prindërve për të marrë vendimin nëse duan ta ngrijnë ose jo mostrën për të shmangur ndonjë kosto shtesë.

Për qëllime sigurie dhe për të siguruar se qelizat staminale të foshnjës suaj janë ngarkuar individualisht, ato do të identifikohen duke përdorur barkode unikale. Ju do të merrni një çertifikatë korresponduese, afërsisht, brenda gjashtë javësh nga moment i lindjes. Kjo e bën të sigurtë se ato do të jenë mënjëherë të disponueshme kurdo që të nevojiten. Ne do t’i depozitojmë qelizat staminale për deri në 25 vjet. Pas kësaj kohe, fëmija juaj mund të vendosë vetë nëse dëshiron të vazhdojë apo të ndërpresë depozitimin.