Cryo-Save logo CryoSave

Prezantojini Promocionin një miku! Kliko Këtu!

Ruajtja e Qelizave Staminale prej indit të kordonit kërthizor

  • Depozitim i gjakut të kordonit kërthizor DHE depozitim shtesë i indit të kordonit
  • Kiti i Mbledhjes i ofruar
  • Ruajtur duke përdorur teknologji të fjalës së fundit të shkencës
  • Përpunim i menjëhershëm
  • Konservuar në një temperaturë nën -170°C në ruajtje në ngrirje të thellë
  • Identifikim unikal i mostrës
  • Depozitim deri në njëzetepesë vjet

Në dallim prej gjakut në kordonin kërthizor, vetë kordoni kërthizor përmban qeliza staminale të indeve, të quajtura qeliza staminale mezenchymale (MSCs). Këto qeliza kryesisht gjenden në të ashtuquajturin 'Xheli i Whartonit' – një burim i pasur me qeliza staminale.

Qelizat staminale prej indit të kordonit kërthizor mblidhen në momentin kur pritet kordoni kërthizor që lidh nënën me foshnjën. Mbledhja e tij është e lehtë, kryhet brenda pak minutash dhe është, krejtësisht, e padëmshme si për nënën ashtu dhe për foshnjën. Ajo nuk ndikon aspak në sekuencat e natyrshme të lindjes dhe në dallim prej mbledhjes së qelizave staminale prej adultëve, për të nuk nevojitet ndonjë procedurë invazive.

Menjëherë pas kësaj, mostra e mbledhur do të tërhiqet prej një shërbimi korrieri të çertifikuar ndërkombëtarisht dhe menjëherë dorëzohet pranë stabilimentit tonë të përpunimit. Aty ajo do të kontrollohet dhe përgatitet për depozitim.

Procesi për përcaktimin e sasisë dhe cilësisë së qelizave staminale kryeht duke përdorur teknologji të fjalës së fundit të shkencës. Ato më pas ndahen në dy konteinerë dhe depozitohen në temperaturë nën -170°C në fazën e gaztë të azotit të lëngshëm në dy vende fizikisht të veçuara për një siguri më tepër. Ky është i njohur si procesi i ruajtjes në ngrirje të thellë.

Nëse sasia e gjakut të kordonit të mbledhur nuk përputhet me kërkesat minimale, ne do t’ja lëmë në dorë prindërve të vendosin për të mos e ngrirë mostrën për të shmangur ndonjë kosto shtesë.

Për qëllime sigurie dhe për të garantuar se qelizat staminale të foshnjës suaj janë ngarkuar individualisht, ato do të identifikohen duke përdorur barkode unikalë. Ju do të merrni çertifikatën që korrespondon me mostrën tuaj përafërsisht brenda gjashtë javësh nga lindja. Kjo ju siguron se ato do të jenë menjëherë të disponueshme kur të shfaqet nevoja. Ne do t’i depozitojmë ato për deri në 25 vjet. Pas kësaj kohe, fëmija juaj mund të vendosë vetë nëse dëshiron të vazhdojë apo të ndërpresë periudhën e depozitimit.

Në rastin e zgjedhjes së këtij shërbimi, do të mblidhen gjithashhtu edhe qelizat staminale prej gjakut të kordonit kërthizor