Cryo-Save logo CryoSave

Programi Falas i
Ruajtjes së Qelizave Staminale

Si një shërbim ndaj publikut të gjerë, CryoSave ofron Programin e saj të Ruajtjes së Qelizave Staminale, falas&#42, për familjet të cilat dëshirojnë të depozitojnë qelizat staminale të foshnjës së tyre për trajtimin e një anëtari të familjes të diagnostikuar me me një sëmundje kërcënuese për jetën e cila trajtohet me anë të qelizave staminale. Kjo përfshin sëmundje të tilla si Anemia Sickle Cell(Drepanocitoza) dhe disa forma të Leuçemisë.

Ky program është dizenjuar në mënyrë specifike për t’ju ofruar familjeve në nevojë mundësinë për të mbledhur dhe ruajtur qelizat staminale prej foshnjës që ata presin, pa ndonjë shpenzim, me synimin për të trajtuar në të ardhmen e afërt një familjar të rrethit të ngushtë të sëmurë.

Në mënyrë që të kualifikohet për të përfituar nga ky program, anëtari i familjes duhet të jetë diagnostikuar më një sëmundje e cila është aktualisht e trajtueshme me qeliza staminale, të ketë lidhje gjaku të rrethit të ngushtë, dhe të ketë një onkolog/hematolog i cili bie dakord se qelizat staminale mund të përdoren për trajtim. Nëse kualifikohet, CryoSave do të ofrojë kitin e mbledhjes dhe përpunojë e depozitojë mostrën e gjakut të kordonit të foshnjës, falas , për deri kur të nevojitet, për familjen.

&#42CryoSave nuk është përgjegjëse për ndonjë tarifë të ngarkuar prej dhënësit të kujdesit shëndetësor ose spitalit, të lidhura me mbledhjen e mostrës së gjakut të kordonit të foshnjës suaj ose ndonjë tarifë e cila lidhet me dërgimin e mostrës në laboratorin tonë